Farmaci

maj302015

EMA konfirmon risqet e ibuprofenit në doza të larta

Në fund të revizionimit të ndërmarrë nga PRAC, Agjencia Evropiane e Barnave konfirmon nevojën për të përditësuar informacionet e barnave që përmbajnë ibuprofen. Rekomandimet lidhen me rritjen e lehtë të riskut të problemeve kardiovaskulare, si infarkti dhe iktusi te pacientët që marrin barna me përmbajtje ibuprofeni në doza të larta (të barabartë ose më të lartë se 2400 mg në ditë). Të njëjtat rekomandime vlejnë edhe për dexibuprofenin, në dozë të barabartë ose më të lartë se 1200 mg në ditë.

Për të reduktuar në minimum riskun kardiovaskular, dozat më të larta duhet të shmangen te pacientët me sëmundje të rënda kardiake ose qw lidhen me qarkullimin e gjakut te personat që kanë pasur paraprakisht një atak kardiak ose iktus. Mjekët duhet gjithashtu të vlerësojnë me kujdes faktorët e riskut, si duhani, hipertensioni, diabeti, hiperkolesterolemia e pacientit dhe patologjitë kardiake ose qarkulluese para se të nisë trajtimi afatgjatë me ibuprofen, veçanërisht nëse kërkohen doza të larta.

Revizionimi ka ekzaminuar të dhënat e ndërveprimit mes ibuprofenit dhe aspirinës me doza të ulëta kur kjo merret për të reduktuar riskun infarktit ose iktusit, nga momenti që studimet e laboratorit kanë treguar se ibuprofeni i redukton efektet anti-agreguese të aspirinës. Duket se përdorimi rastësor i ibuprofenit nuk ndikon në përfitimet e aspirinës kur përdoret me doza të ulëta.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC