Farmaci

kor212016

Patch kontraceptiv, në Itali një kombinim i ri me dozë të ulët

Në Itali është i disponueshëm që nga muajt e parë të 2016-s, kontraceptivi i ri hormonal në formulim patch transdermik që garanton në sajë të kombinimit gestoden/etinil estradiol me dozë të ulët (60ìg/24h+13ìg/24h), siguri dhe lehtësi administrimi, efekte anësore të pakta dhe asnjë risk për harresë.

"Patch i ri lëshon principe aktive dhe iu ofron avantazhe të mëdha grave në mënyrë të vazhdueshme, - shpjegon Chiara Benedetto, drejtore e strukturës universitare të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Torino, - "Rruga transdermike lejon të ruhen nivele hormonale konstante dhe eliminon variacionin e përthithjes gastrointestinale. Gjithashtu duke parashikuar një aplikim javor shtohet ndjeshëm përshtatja e gruas deri në 98-99%". 
Kompozita me dozë të ulët mundëson "krijimin e një sistemi transdermik me matricë të butë, dimensione të vogla (diametër 3.7 cm) dhe elastik, prandaj thuajse nuk bie në sy.  Mjafton të aplikohet në mënyrë korrekte në lëkurë të pastër e të thatë, duke e mbajtur shtypur për 30 sekonda për të garantuar aplikimin. Më pas mund të kalohen edhe ditë të tëra në pishinë ose në det, në sauna apo hidromasazh pa pasur risk shkëputjeje. 

"Sipas hetimeve të ndryshme, - thotë Paola Parenti, zv/presidente e Doxa Pharma, - faktorët kryesorë që e shtyjnë gruan të zgjedhë apo të ndryshojë metodën e kontracepsionit janë mendimi i gjinekologut (25%) dhe nevoja për lehtësi më të madhe përdorimi (17%). Nevoja për lehtësi, - vazhdon, - shprehet me anë të dozimit më të vogël por me siguri të njëjtë, për të harruar 'peshën' e efekteve anësore, shtimin në peshë dhe celulitin, si dhe kundër-indikime të mundshme për shëndetin, ku i pari është shtimi i riskut onkologjik; por edhe komoditet më i madh dhe frekuencë më e vogël marrjeje për ta bërë më të lehtë përshtatshmërinë me metodën kontraceptive të zgjedhur".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC