kor282016
Itali, abuzimi me misoprostolin për qëllim aborti
Në strukturat spitalore në Itali po regjistrohet një rënie abortesh, por sipas një raporti kjo ka ardhur nga një përdorim i papërshtatshëm i misoprostolit, bar i indikuar për parandalimin e ulcerave gastrike. Nga ana tjetër Shoqata e gjinekologëve spitalorë pohon se nuk ka në masë të gjerë një përdorim të barit jashtë indikimeve.
Por faktin e vë në diskutim denoncimi i CIGL (Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës) për rritjen e abuzimit me barin dhe që prek më shumë se 15 mijë gra shtatzëna. Ajo përshkruan një skenar që ridimensionon rolin e misoprostolit dhe nënvizon se disponueshmëria e barit përtej rregullave zyrtare nuk duhet të ekzistojë fare derisa distribucioni është rreptësisht i rregulluar dhe qëllimi i trajtimit është i mirëpërcaktuar:
"Farmacistët nuk duhet ta shesin pa recetë dhe aq më pak mund të imagjinohet që mjekët ta përshkruajnë me indikime të tjera nga ato të parashikuara".
Dhe për reduktimin e numrit të aborteve, shpjegimi është i ndryshëm: "Lidhet me fushatën kombëtare të vazhdueshme për informimin mbi fertilitetin e grave duke bërë që të rritet vëmendja për kontracepsionin e ndërgjegjshëm, si filtër për shtatzënitë e padëshiruara përveç se për sëmundjet seksualisht të transmetueshme". Me fjalë të tjera ndërprerjet e shtatzënisë po reduktohen "për shkak të një informacioni më korrekt dhe të përhapur si në nivel popullate ashtu edhe te mjekët e bazës".