Farmaci

pri112017

Jama Neurology: Omega-3 në doza të larta mbron nga Alzheimer

Sipas një rishikimi të publikuar në "Jama Neurology", doza të larta integratorësh të acidit dokosaheksaenoik (DHA) mund ta ndihmojnë në parandalimin e progresionit të Alzheimerit drejt demencës te personat bartës të alelit epsilon4 të  apolipoproteinës E (ApoE4).
Autorët e drejtuar nga Hussein N. YassineUniversity of Southern California, Los Angeles, kujtojnë se DHA është një acid yndyror polinsatur esencial omega-3 me zinxhir të gjatë, i pranishëm te peshku e po ashtu në tru, mëlçi dhe në pjesë të tjera të trupit. Luan një rol të rëndësishëm në formimin e sinapseve dhe në mënyrë indirekte limiton prodhimin dhe depozitimin e amiloidit, duke ndihmuar qelizat që të eliminojnë peptidet toksike.
"Të qenit bartës të ApoE4 është një nga faktorët më të fortë të riskut për zhvillimin e Alzheimerit. Ky alel është i pranishëm në 20% të popullatës së përgjithshme dhe në rreth 50% të pacientëve me Alzheimer", shpjegojnë kërkuesit, të cilët kërkuan në PubMed artikuj, rishikime sistemike dhe metanaliza të studimeve të zhvilluara mbi rolin e omega-3 në Alzheimer. Janë seleksionuar studime preklinike, transversale, afatgjata kohortë dhe klinike të randomizuara (RCT). Studimet preklinike japin rezultate mjaft të qarta mbi efikasitetin e omega-3 në parandalimin e Alzheimerit, e po kështu edhe studimet e ndryshme vëzhgimore te njeriu. Studiuesit citojnë më pas një metanalizë që ka analizuar 21 studime për një total prej 181.580 pjesëmarrësish me 4.438 raste demence të identifikuara në follow-up  2.1 deri në 21 vite. Shqyrtimi i të dhënave tregon se përballë personave që nuk hanë peshk, konsumi i një porcioni peshk në javë lidhet me një risk më të ulët për Alzheimer (risk relativ: 0.93; P=0.003). Autorët thonë se është interesant fakti se konsumi i dy, tre ose më shumë porcioneve peshk nuk përcakton një diferencë të madhe.

Yassine dhe kolegët e saj kanë ekzaminuar gjithashtu 14 studime të randomizuara për të kuptuar nëse suplementet e vajit të peshkut janë efikase në Alzheimer dhe dolën në përfundimin se janë inefikase në rikuperimin e fenomenit neurodegjenrativ pasi ky është shfaqur. Integratorët mund të kenë impakt te personat konjitivisht normalë, por panorama megjithatë shfaqet e ndryshme te personat me ApoE4 në të cilët Alzheimeri ka avancuar.
Në disa studime epidemiologjike dhe klinike, mes bartësve ApoE4 të shëndetshëm konjiktivisht, ka një tendencë për të pasur përfitime nga konsumi i integratorëve të vajit të peshkut për një periudhë kohe të gjatë. Një konfirmim i mëtejshëm vjen nga "Rush memory and aging project" ku pjesëmarrësit pa demencë iu nënshtruan vlerësimeve klinike neurologjike vjetore dhe autopsisë cerebrale në momentin e vdekjes. Pas një follow up mesatar prej 8 vitesh, studimi tregoi se bartësit e ApoE4 të cilët kishin konsumuar të paktën një vakt peshk në javë kishin më pak ndryshime neuropatologjike tipike për Alzheimer në krahasim me ata që kishin marrë më pak peshk.
"Mekanizma të ndryshme mund të krijojnë një lidhje mes metabolizmit të DHA dhe ApoE4, - shprehen kërkuesit. - Evidencat mbështesin tezën se këto mekanizma veprojnë para fillimit të neurodegjenerimit", shkruajnë autorët, të cilët shpresojnë që ky rishikim i ri i provave aktuale të efikasitetit të ringjallë interesin për financimin e kërkimit mbi DHA në bartësit e ApoE4.

 


Jama Neurol, 2017 Jan 17. [Epub ahead of print]
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28114437


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC