Farmaci

maj302017

Aigo: Jo abuzimit me barnat Ppi për djegien e stomakut. Rekomandimet për specialistët

Një në dy pacientë merr inhibitorë të pompës protonike (Ppi) pa pasur realisht nevojë për to. Të dhënën e jep Shoqata italiane e gastroenterologëve dhe endoskopistëve spitalorë (Aigo), pasi një studim i ri shkencor kanadez konfirmon nevojën për të mos përdorur barnat kundër djegies së stomakut në mënyrë të papërshtatshme. Udhëzuesit e rinj kanadezë, të publikuar në numrin e majit, në revistën shkencore Canadian family physician, sugjerojnë se përshkrimi i këtyre barnave i destinohet situatave konkrete klinike duke u nisur nga bilanci mes risqeve dhe përfitimeve. Në studim nënvizohen efektet e mundshme anësore të këtyre barnave, si rritja e riskut për sëmundje renale, infeksione nga clostridium difficile, fraktura të legenit dhe keqpërthithja e vitaminës B12.
Gjithashtu udhëzuesit e rinj nënvizojnë se kur Ppi-të përshkruhen në mënyrë të papërshtatshme ose përdoren për një kohë të gjatë, mund rritet risku për efekte anësore, shkëmbim mes barnave, ndërveprime farmakologjike, vizita në urgjencë dhe shtrime në spital.
Për të përballuar këtë situatë tre shoqata shkencore kanë përgatitur një position paper që fikson disa principe dhe norma të cilat mbështetin mjekët në përshkrimin e këtyre barnave në rastet e nevojës ku realisht mund të jenë efikase:
Në pacientët që kanë vështirësi tretjeje sugjerohet të përdoren barnat Ppi vetëm pasi të jetë verifikuar që pacientët nuk janë të prekur nga Helicobacter pylori. Në këtë rast simptomat mund të zgjidhen duke e kuruar këtë infeksion.
Në rastet kur dyshohet një refluks gastroezofageal, këto barna mund të jenë një trajtim i dobishëm i linjës së parë.
Terapia standarde me Ppi për parandalimin e hemorragjisë gastrike në pacientë në trajtim me anti-agregantë trombocitarë ose barna anti-inflamatore, indikohet vetëm në pacientët në risk (mosha mbi 65 vjeç, përdorim i njëkohshëm i steroideve ose antikoagulantëve, ulcera të mëparshme).
Nuk është e nevojshme të përdoren Ppi për parandalimin e hemorragjive gastrike te pacientët që marrin kortizon sepse është vërtetuar që ky bar nuk ekspozon ndaj një risku të tillë.
Administrimi i Ppi si masë paraprake te pacientët që marrin barna të ndryshme nga anti-inflamatorët (p.sh., anti-hipertensivë, statina, diuretikë, etj.,) nuk këshillohet, pasi kjo terapi jo vetëm që nuk është e nevojshme, por mund të reduktojë dhe ndryshojë absorbimin e disa terapive.
Nuk është vërtetuar se Ppi parandalojnë hemorragjinë nga variçet ezofageale te pacientët me cirrozë.
Ndonëse Ppi janë barna efikase dhe përgjithësisht të toleruara mirë (avantazhi nga përdorimi i tyre është më i lartë se risku për efekte të padëshiruara), në terapitë afatgjata shfaqen efektet anësore.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC