Farmaci

nën62017

Antibiotikët, nga BE indikatorë për të vlerësuar nivelet e rezistencës

Falë një sërë indikatorësh të përbashkët në Bashkimin Europian do të jetë e mundur të vlerësohen progreset e regjistruara në reduktimin e përdorimit të antimikrobikëve dhe luftën ndaj rezistencës antimikrobike. Për shembull për antibiotikët për përdorim njerëzor, indikatorët përfshijnë përqindjen e baktereve Staphylococcus aureus rezistentë ndaj meticilinës dhe përqindjen e baktereve Escherichia coli rezistentë ndaj cefalosporinës së gjeneratës së tretë. Njoftimin e jep AIFA në një komunikatë në të cilën nënvizon se këta tregues janë zhvilluar "në formën e një opinioni shkencor nga Autoriteti Europian për Sigurinë Ushiqmore (Efsa) i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) dhe nga Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve me kërkesë të Komisionit Europian".
Treguesit i referohen si sektorit njerëzor edhe atij të kafshëve dhe reflektojnë përdorimin e antimikrobikëve dhe antimikrobiko-rezistencës në komunitet, në spitale dhe te kafshët e destinuara për prodhim ushqimor. Indikatorët bazohen në të dhënat e grumbulluara nëpërmjet rrjeteve europiane të monitorimit. Në rastin e barnave për përdorim njerëzor, për shembull, referim janë "dy patogjenet me rëndësi të madhe për shëndetin publik. Për medikamentet për përdorim veterinar, një shembull indikatori është përqindja e baktereve E. coli në kafshë të destinuara për prodhim ushqimor që janë të ndjeshme apo rezistente ndaj një numri antimikrobikësh. Për sa i përket përdorimit, indikatorët primarë të sugjeruar janë konsumi njerëzor i antimikrobikëve dhe shitja globale e antimikrobikëve për përdorim veterinar".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC