Farmaci

maj22018

Sorafenibi. Vlerësohen siguria dhe efikasiteti në karcinomën medulare dhe anaplastike të tiroides

Një studim i fundit japonez i fazës 2, ka vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e sorafenibit te pacientët e prekur nga karcinoma medulare e tiroides (MTC) ose nga karcinoma anaplastike e tiroides (ATC), me sëmundje të përparuar lokalisht ose metastatike, të patrajtuar më parë nga terapi me objektiv molekular.
"Sorafenibi është një frenues multi kinazik aktiv kundër VEGF-R 1-3, PDGF-beta, BRAF, RET e KIT", kujton Alfonso Massimiliano Ferrara (Komisioni i Barnave në Shoqatën e Mjekëve Endokrinologë, Itali). Në veçanti, vazhdon ai, ka qenë frenuesi i parë i tirozinë kinazeve që tregojnë një zgjatje të mbijetesës së lirë nga përparimi (PFS) te pacientët e prekur nga karcinoma e diferencuar e tiroides jod refraktare (Brose MS, et al. Lancet, 2014). Veç kësaj, në studimet paraklinike është vënë re një efikasitet në reduktimin e rritjes së karcinomës medulare të tiroides (MTC) humane, të ksenotransplantuar te minjtë (VVilhelm SM, et al. Cancer Res, 2004).
Studimi aktual ka rekrutuar 18 pacientë, 8 me MTC dhe 10 me ATC. Vendet e metastazave më të shpeshta ishin mushkëritë dhe nyjat limfatike mediastinale; 4 pacientë (2 me MTC dhe 2 me ATC) kishin metastaza të vogla miliariforme në mushkëri, për të cilat përparimi i sëmundjes është përcaktuar vetëm nga shfaqja e simptomave klinike (dispnea). "Pacientët, raporton Ferrara, kanë marrë sorafenib 800 mg/die me një kohëzgjatje mesatare të trajtimit prej 15.5 javësh (norma 2.9-40.0). Trajtimi ka vazhduar deri në përparimin e sëmundjes, ose në zhvillimin e toksicitetit të rëndë, ose në pezullimin e miratimit për marrjen e barit".

End-pointi parësor kishte lidhje me sigurinë e trajtimit, vlerësuar në bazë të kundërveprimeve, sipas kritereve të Institutit Kombëtar të Kancerit.

End-pointi dytësor përfshinte efikasitetin e trajtimit në kuptimin e PFS-së, sipas kritereve RECIST, mbijetesën komplekse (OS), normën e përgjigjes objektive (ORR), normën e kontrollit të sëmundjes (DCR) dhe reduktimin maksimal të përmasave të tumorit.

Dymbëdhjetë pacientë kanë ndërprerë trajtimin, kryesisht, për shkak të eritro-disestezisë palmo-plantare (PPE). Sa i përket sigurisë së trajtimit, Ferrara raporton se kundërveprimet më të zakonshme kanë qenë: PPE (72%), alopeci (56%), hipertension (56%), diarre (44%).

Kundërveprimet më të shpeshta të gradës ≥ 3: PPE-ja dhe rritja e AST-së. Tre pacientë kanë patur rritje të ALT-së të gradës 4 (> 20 herë mbi kufirin maksimal të normës). Tre pacientë, të gjithë me ATC, kanë vdekur (AE e gradës 5, i atribuohet përparimit të ATC-së dhe jo sorafenibit), për koagulim intravaskular të shpërndarë, stenozë trakeale dhe gjakderdhje brenda tumorit. Sa i përket efikasitetit, vazhdon Ferrara, te pacientët me MTC, PFS e OS mesatare, nuk ka patur ende efikasitet.

Pas gjashtë muajsh, PFS-ja ka qenë 86% (IC95% 33-98) dhe OS-ja 100% (IC95% 100-100). Janë vënë re: përgjigje e plotë (CR), përgjigje e pjesshme (PR) dhe stabilizim i sëmundjes (SD), respektivisht në 0,2 (25%) e 4 (50%) pacientë. ORR-ja (CR + PR) ka qenë 25% dhe DCR-ja (CR + PR + SD) 75%.

Gjashtë pacientë (75%), kanë patur reduktim dimensional të lezionit të synuar. Ky reduktim ka qenë ≥ 30% te 2 pacientë. Te pacientët me ATC, PFS-ja mesatare ka qenë 2.8 muaj (IC95% 0.7-5.6) dhe OS-ja mesatare, 5.0 muaj (IC95% 0.7-5.7). Në 6 muaj, PFS-ja ka qenë 11% (IC95% 1-39) dhe OS-ja 20% (IC95% 3-47). Janë vënë re CR, PR e SD, respektivisht te  4 pacientë (40%). ORR-ja ka qenë 0 dhe DCR-ja, 40%. Një pacient i vetëm (10%) ka shfaqur një reduktim të lezioneve të synuara, në masën < 10%.

Si përfundim, "terapia me sorafenib në MTC e ATC ka shfaqur toksicitet jo më të lartë nga ai i parashikuar, me një profil premtues të aktivitetit në MTC-të e përparuara, por jo në rastet e ATC-ve", konfirmon Ferrara.

 

Thyroid, 2017; 27: 1142-8.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC