Farmaci

maj172018

Rezistenca ndaj antibiotikëve. Në rritje, rastet në SHBA. CDC-ja ndryshon mënyrën e veprimit

Plot 221 raste sëmundjesh të lidhura me bakteret jashtëzakonisht rezistente ndaj të gjithë ose pothuajse të gjithë antibiotikëve që janë në dispozicion janë deklaruar në vitin 2017 nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC). Përveç të qenit praktikisht të "imunizuara" ndaj të gjithë ose thuajse të gjithë antibiotikëve ekzistues dhe për këtë arsye, të vështira për t'u trajtuar, këto lloje bakteresh kanë rezultuar shumë të zakonshme në disa zona të SHBA-së ose kanë gjene të veçanta që u japin mundësi për përhapjen e rezistencës ndaj baktereve të tjera. Kjo është një karakteristikë e gjetur në 25% të mostrave të analizuara. Në SHBA, rezistenca antibiotike është e pranishme në çdo shtet: më shumë se 23.000 amerikanë vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara prej baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Prandaj, CDC-ja ka marrë vendimin për të përgatitur një plan veprimi të ri dhe agresiv në nivel federal e shtetëror. Çështja kryesore do të jetë identifikimi i rasteve konkrete. Më tej, strukturat shëndetësore duhet të izolojnë sa më shpejt pacientët dhe të nisin të kontrollojnë infeksionin, për të zvogëluar dhe parandaluar infektimin e të tjerëve, duke u bërë analiza edhe pacientëve pa simptoma. Të dhënat e paraqitura treguan se kjo qasje mund të parandalojë mijëra infeksione të vështira për t'u trajtuar ose të pashërueshme, veçanërisht ato të shkaktuara nga candida auris dhe enterobacteria rezistente ndaj karbapenemeve (Cre).

Vetëm për këtë llojin e fundit të baktereve, vlerësohet se mund të ketë një rënie prej 76% të infeksioneve në një rast të vetëm. Nga analizat e laboratorit ka dalë edhe se në 1 rast nga 10, nuk kishte simptoma te njerëzit. Kjo tregon se bakteri mund të jetë shpërndarë në strukturat shëndetësore pa u vënë re. Nëse nuk trajtohen, edhe nëse nuk kanë simptoma, pacientët mund t'i përhapin këto baktere të rralla dhe të vështira për t'u luftuar, në objektet shëndetësore.

Disa muaj më parë, OBSH-ja ka nxjerrë raportin e parë në lidhje me mbikëqyrjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, nga i cili del edhe lajmi se në botë numërohen të paktën gjysmë milioni njerëz të prekur. E megjithatë, kjo e dhënë është nënvlerësuar, duke qenë se iu referohet vetëm 22 vendeve dhe nuk përfshin rastet e rezistencës nga infeksioni i tuberkulozit (TBC). Dhe, pavarësisht thirrjeve për një përdorim më të matur të antibiotikëve, konsumimi i tyre në botë në periudhën 2000-2015 është shtuar me 40%. Pjesën e luanit e bëjnë vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ndonëse disa nga vendet më të pasura, duke nisur nga Italia, kanë kontributin e tyre. Në 76 vende të studiuara, Italia renditet në vendin e pesëmbëdhjetë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC