Farmaci

tet292018

Spondiliti ankilozues, shpresa të reja me barin biologjik

Sipas një studimi të fazës 3 të paraqitur në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë dhe të publikuar në "Arthritis & Rheumatology", pacientët që nuk përfitonin nga terapia standarde për spondilitin ankilozues, mund të gjenin një tjetër mundësi trajtimi me medikamentin biologjik ixekizumab.

"30-40% e pacientëve me spondilit ankilozues nuk arrijnë dot të kontrollojnë në mënyrën e duhur sëmundjen ose të lehtësojnë simptomat me terapinë e rekomanduar aktualisht, e cila bazohet te frenuesit e faktorit të nekrozës tumorale (TNF). Përveç kësaj, disa pacientë mund të mos jenë të përshtatshëm për trajtimet standard, për shkak të kundërindikacioneve", shpjegon Atul Deodhar (Universiteti i Shëndetit dhe i Shkencës në Oregon), i cili udhëhoqi grupin e punës.

Meqë mendohet se citokina IL-17 luan një rol në zhvillimin e sëmundjes, hulumtuesit donin të testonin ixekizumabin, një antitrup monoklonal me afinitet të lartë, që synonte në mënyrë përzgjedhëse IL-17A, te pacientët me spondilit ankilozues që kishin një përgjigje më të hershme të papërshtatshme ose intolerancë ndaj frenuesve të TNF-së. Për studimin, 316 pacientë u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë placebo, ixekizumab çdo 2 javë (IXEQ2VV) ose ixekizumab, çdo 4 javë (IXEQ4VV), me një dozë fillestare prej 80 mg ose 160 mg.

Në javën e 16-të, 30.6% dhe 25.4% e pacientëve në grupet IXEQ2VV dhe IXEQ4VV patën përmirësime të dukshme në shenjat dhe simptomat e sëmundjes, krahasuar me 12.5% të pacientëve në grupin placebo.
Gjithashtu, të dhënat treguan dallime statistikisht të rëndësishme që nga java e parë e trajtimit me ixekizumab. Në fund të studimit, u vunë re përmirësime të dukshme në aktivitetin e sëmundjes, funksionin, cilësinë e jetës dhe në inflamacionin spinal me ixekizumabin, në krahasim me placebon. Megjithatë, ngjarjet negative të lidhura me trajtimin ishin më të shpeshta në grupet e trajtimit dhe një vdekje u raportua në grupin IXEQ2VV.

"Shumë njerëz me këtë sëmundje kronike dhe dobësuese janë ende në kërkim të një trajtimi efektiv. Këto rezultate pozitive sugjerojnë mundësinë e përdorimit të ixekizumabit si një alternativë e mundshme për pacientët me spondilit ankilozues, duke përfshirë ata që kanë pasur një përgjigje të papërshtatshme ndaj trajtimit me frenues TNF, një popullsi e vështirë për t'u trajtuar", përfundojnë autorët.

 

Arthritis & Rheumatology 2018. Doi: 10.1002/art.40753
https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1002/art.40753


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC