Farmaci

dhj182018

Rritet konsumimi i insulinës. Në vitin 2030, rrezikojmë mungesën e saj

Nevoja për insulinën e mjaftueshme për trajtimin me efikasitet të diabetit të  tipit 2, do të rritet mbi 20% në të gjithë botën në 12 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se, nëse nuk bëhen ndërhyrje të miratuara, në vitin 2030, insulina do të mungojë për rreth gjysmën e 79 milionë të rriturve me diabet të tipit 2, që do të kenë nevojë për të. Pra, praktikisht, një nga dy persona do të mbetet pa insulinë.

Kjo është panorama që bën të njohur një studim i publikuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology" dhe i punuar nga Sanjay Basu dhe ekipi i tij (Universiteti Amerikan i Stanfordit). Rezultatet janë veçanërisht shqetësuese për rajonet afrikane, aziatike dhe ato të Oqeanisë që, sipas studimit, do të  llogarisin së bashku nevojën më të madhe të paplotësuar për insulinë në vitin 2030, nëse nuk do të ndërhyhet në qasjen ndaj saj. Autorët paralajmërojnë që strategjitë e synuara për ta bërë insulinën të disponueshme më gjerësisht do të jenë thelbësore për të mundësuar përmbushjen e kërkesës në rritje të planetit.

"Këto vlerësime sugjerojnë që nivelet aktuale të qasjes ndaj insulinës janë të papërshtatshme në krahasim me nevojat e parashikuara, veçanërisht në Afrikë e Azi dhe se përpjekjet më të mëdha duhet t'i dedikohen pikërisht kapërcimit të kësaj sfide shëndetësore të pashmangshme", konfirmon Basu. Sipas kërkuesve: "Në pjesën më të madhe të botës insulina mungon dhe është e vështirë të gjendet për pacientët. Numri i adultëve me diabet të tipit 2 pritet të rritet në 12 vitet e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë, urbanizimit dhe ndryshimeve që lidhen me dietën dhe aktivitetin fizik. Kjo, për sa kohë nuk ndërhyjnë qeveritë."

Duke përdorur të dhënat e International Diabetes Federation dhe 12 studimeve kohorte (që paraqesin mbi 60% të popullsisë së botës me diabet të tipit 2), kërkuesit kanë vlerësuar peshën e diabetit të tipit 2 në 221 vende dhe territore, në periudhën 2018-2030. Ekipi ka vlerësuar numrin e mundshëm të pacientëve me insulinë, sasinë e insulinës së nevojshme dhe peshën e komplikacioneve te njerëzit mbi 18 vjeç. Rezultatet kanë treguar se në të gjithë botën, numri i të rriturve me diabet të tipit 2 do të rritet me mbi një të pestën, duke shkuar nga 406 milionë në vitin 2018, në 511 milionë në vitin 2030. Më shumë se gjysma e diabetikëve do të jenë të përqendruar në Kinë (130 milionë), Indi (98 milionë) dhe SHBA (32 milionë).

Në të njëjtën kohë, përdorimi global i insulinës do të rritet nga 526 milionë shishka (me 1000 njësi) në vitin 2018, në 634 milionë në vitin 2030, me pikun në Azi (322 milionë shishka në vitin 2030). "Pa iniciativa qeveritare që synojnë ta bëjnë insulinën të aksesueshme, përdorimi i saj do të jetë larg gjendjes optimale", përfundon Basu.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC