Farmaci

maj292019

Teknologjia Car-T. MolMed-i merr patentën e re europiane

Zyra e patentave europiane (EPO) i ka dhënë MolMed-it një patentë të re mbi teknologjinë Car, në frontin e kurave kundër kancerit.
Këtë e bën të ditur kompania bioteknologjike italiane, duke shpjeguar se patenta EP3194434 është e lidhur me një komponent struktural novator, të aplikueshëm në metodikën Car, të përdorur tashmë në produktin Car-T CD44v6, që po zhvillon MolMed-i, për trajtimin e disa tumoreve të lëngshme dhe të ngurta.

"Patenta, informon një shënim, do të jetë e vlefshme që nga botimi në buletinin e patentave europiane (EPC), të caktuar më 19 qershor dhe do të zgjasë deri në vitin 2035, duke i dhënë shoqërisë mbajtëse të drejtën ekskluzive për tregtimin në të gjitha vendet ku do të validohet patenta, deri në një numër maksimal prej 38 vendesh, që janë pjesë e konventës mbi patentën europiane. Ndërmarrja ka dërguar kërkesa për patenta ekuivalente në SHBA, Japoni dhe në tregje të rëndësishme. Më saktë, patenta EP3194434 është pjesë e një familjeje më të gjerë patentash në pronësi të MolMed-it dhe mbron receptorët kimerikë Car, që përmbajnë një strukturë ndarëse ndërmjet pjesës së jashtme dhe pjesës së brendshme të proteinës kimerike, strukturë që ka përparësi të veçanta për produktet Car që e përmbajnë atë.

"Njohja e kësaj patente, komenton Riccardo Palmisano, administrator i deleguar i kompanisë, përbën një element të rëndësishëm diferencimi të Car-T CD44v6, pronë e MolMed-it, i autorizuar kohët e fundit për sprovat klinike nga ana e Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA): Përveç objektivit origjinal CD44v6, të shprehur si në tumoret hematologjike, ashtu edhe në ato të ngurta dhe një premtimi më të lartë për siguri, teknologjia që lidhet me strukturën ndarëse, përfaqëson një element shtesë të novatorizmit që ka prezantuar MolMed-i në produktin e tij, por që do të gjente aplikim të gjerë në fushën e teknologjisë Car, një nga terapitë më premtuese që ofrohen sot në luftën kundër kancerit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC