kor32019
Rinosinusiti kronik me polipe nazale. Aprovohet për herë të parë trajtimi për sëmundjen
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka komunikuar aprovimin e trajtimit me bazë injeksionet e dupilumabit për trajtimin e rinosinusitit kronik me polipe nazale te pacientët e rritur. Ky është aprovimi i parë për kontrollin e patologjisë.
Siç është raportuar nga shënimi i entit amerikan të kontrollit, i miratuar fillimisht në vitin 2017 për pacientët mbi 12 vjeç, për trajtimin e ekzemës të pakontrollohet në mënyrën e duhur nga terapitë aktuale (ose në rastet kur këto nuk ishin të mundshme) në vitin 2018, dupilumabi kishte marrë miratimin si trajtim shtesë te pacientët e së njëjtës grupmoshë me astmë eozinofilike të rëndë ose të moderuar, ose me astmë të varur nga kortikosteroidet orale. Sot, principi autorizohet në terapinë për rinosinusitin kronik (inflamacion i zgjatur i sinuseve dhe kaviteteve nazale) të varur nga polipet nazale (rritje në veshjen e brenshme të senileve) në formë injektive.
Efikasiteti dhe siguria e dupilumabit janë testuar në dy studime të kryera me 724 pacientë mbi 18 vjeç, që vuajnë nga sinusiti kronik polipoid simptomatik, pavarësisht nga trajtimi me kortikosteroide intranazale. Pacientët e trajtuar me dupilumab paraqitën zvogëlime statistikisht të rëndësishme në madhësinë e polipeve dhe në nivelin e kongjestionit të hundës krahasuar me grupin e kontrollit të trajtuar me placebo. Pacientët në trajtim raportuan gjithashtu një rritje të aftësive të nuhatjes, me një ulje në përdorimin e kirurgjisë së hundës dhe steroideve orale.
"Polipet e hundës mund të shkaktojnë humbje të nuhatjes dhe pacientët shpesh kërkojnë kirurgji për t'i hequr ato", shpjegon Sally Seimour, drejtoreshë e seksionit të produkteve reumatologjike, pulmonare dhe alergjike të Qendrës për Vlerësimin e Barnave dhe Kërkimin në FDA. Dupilumabi është një opsion i rëndësishëm terapeutik për pacientët, te të cilët polipet e hundës nuk trajtohen në mënyrën e duhur me steroide intranazale".
Sipas raportimit nga organizmi i kontrollit, ekziston mundësia e reaksioneve alergjike dhe problemeve okulare, të tilla si konjunktiviti (inflamacioni i syrit) dhe keratiti (inflamacioni i kornesë). Ndër efektet anësore më të shpeshta, kanë qenë reaksionet në vendin e injektimit dhe inflamacionet e syrit dhe qepallave, të tilla si skuqje, ënjtje ose kruajtje. FDA-ja gjithashtu ka paralajmëruar mos përdorimin e vaksinave të attenuara te pacientët që marrin dupilumab.