Farmaci

tet82019

Skleroza e shumëfishtë. EMA aprovon interferonin beta gjatë shtatzënisë

Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e interferonit beta edhe për gratë shtatzëna ose që ushqejnë me gji dhe që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.

Përditësimi i autorizimeve për hedhjen në treg, ka të bëjë me terapitë e aprovuara tashmë me bazë interferonin beta, përfshirë peginterferonin beta-1a dhe interferonin beta-1a, duke u hequr kundërindikacionet për përdorim gjatë shtatzënisë. Mendimi pozitiv mbështetet nga të dhënat e botës reale, që vijnë nga më shumë se 1.000 shtatzëni. Të dhënat tregojnë se ekspozimi ndaj interferonit beta para konceptimit dhe/ose në tremujorin e parë, nuk shton rrezikun e anomalive të rënda kongjenitale. Për më tepër, rezultatet e shtatzënisë janë në përputhje me tendencat në popullatën e përgjithshme.

"Skleroza e shumëfishtë diagnostikohet te gratë dy ose tre herë më shpesh sesa te burrat dhe sëmundja mund të shfaqet gjatë moshës fertile. Zgjedhja e një plani terapeutik që mund t'i lejojë gratë të vazhdojnë ose të fillojnë terapinë e tyre edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji është një hap përpara për çifte që duhet të jetojnë me një sëmundje kronike dhe paaftësuese", tha Alfred Sandrock, nënkryetari ekzekutiv dhe drejtor mjekësor i Biogenit.

"Ky mendim, vazhdon ai, u jep mundësi pacienteve dhe mjekëve të marrin në konsideratë me më shumë besim trajtimin me dy terapi që kanë rëndësi të madhe për sklerozën e shumëfishtë recidivuese dhe që janë përshkruar për më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetojnë me këtë sëmundje".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC