Farmaci

nën132019

Biosimilarët. Biogeni nënshkruan me Samsung Bioepis për marketingun

Biogeni ka bërë të ditur propozimin e një marrëveshjeje me Samsung Bioepis, me qëllim përfitimin e ekskluzivitetit për marketimin e dy biosimilarëve të rinj, SB11 dhe SB15 (respektivisht, për barnat oftalmologjike ranibizumab dhe aflibercept) në tregjet më të rëndësishme të botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Evropë, Japoni dhe Australi. Gjithashtu, Biogeni do të fitojë ekskluzivitetin për tregtimin e etanerceptit, infliximabit dhe adalimumabit në tregun kinez.

Biogeni gjithashtu do të ketë mundësinë të zgjasë afatin e marrëveshjes tregtare me Samsung Bioepis për portofolin e tij të barnave anti-TNF në Evropë. Bazuar në kushtet e transaksionit të propozuar, Biogeni do t'i paguajë Samsung Bioepisit një shifër fillestare prej 100 milionë dollarësh. Përveç kësaj, Samsung Bioepisit mund t'i takojnë deri në 210 milionë dollarë për arritjen e objektivave të mëtejshme të zhvillimit, miratimeve rregullatore dhe vëllimit të shitjeve.
Samsung Bioepisi do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe do t'i furnizojë të dyja produktet me një diferencë të paracaktuar bruto. Biogeni gjithashtu do të ketë mundësinë të zgjatë marrëveshjen e saj ekzistuese tregtare në Evropë për tre biosimilarët e saj anti-TNF për pesë vjet të tjerë, duke iu nënshtruar pagimit të një tarife paraprake prej 60 milionë dollarësh.

Biogeni do të bëjë marketingun ekskluziv të etanerceptit, infliximabit dhe adalimumabit në Kinë, përkundër një përqindjeje fitimi mbi shitjet në vend. Në fund të transaksionit, kompania pret që pagesa fillestare prej 100 milionësh të ndikojë në buxhetin e kërkimit dhe zhvillimit në shumën rreth 65 milionë. Operacioni i planifikuar iu nënshtrohet disa kufizimeve ligjore, përfshirë skadimin e periudhës së pritjes të parashikuar nga ligji amerikan Hart Scott Rodino Antitrust Improvements Act i vitit 1976.
Biogeni parashikon që operacioni të ketë përfunduar brenda tremujorit të katërt të vitit 2019.

Ranibizumabi dhe aflibercepti janë terapi me përdorim të gjerë për trajtimin e gjendjeve oftalmologjike, siç janë degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD), edema makulare për shkak të okluzionit venoz retinal (RVO), edema makulare diabetike (DME) dhe retinopatia diabetike (DR) te pacientët me DME. Në vitin 2018, shitjet globale të këtyre dy terapive arritën masën 11 miliardë dollarë, nga të cilat, më shumë se 5.8 miliardë vetëm në Shtetet e Bashkuara.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC