Farmaci

shk262020

Krijohet kompania evropiane e principeve aktive. Sanofi: "Më shumë stabilitet produktiv kundër mungesës së barnave"

Balancimi i varësisë së tregut evropian të barnave nga prodhimi i principeve aktive në vendet aziatike. Ky është qëllimi i një kompanie të re të specializuar në prodhimin dhe furnizimin me molekulat themelore që përdoren në përbërjen dhe prodhimin e çdo bari. Këtë e bëri të ditur Sanofi, e cila do të mbajë 30% të kompanisë.

Projekti konsiston në krijimin e një kompanie të pavarur, që do të marrë përsipër aktivitetet tregtare dhe ato të zhvillimit të principeve aktive të kryera nga Sanofi në gjashtë nga vendet e saj të prodhimit evropian: Brindizi (Itali), Frankfurt Chemistry (Gjermani), Haverhill (Mbretëria e Bashkuar), St Aubin les Elbeuf (Francë), Ujpest (Hungari) dhe Vertolaje (Francë). Kompania e re, e cila do ta ketë qendrën në Francë, do të jetë në gjendje të bëjë furnizime të reja për palët e treta.

Ajo është e destinuar të bëhet operatori i dytë më i madh në botë i sektorit të principeve aktive për barnat, me shitje afro 1 miliard, euro që priten deri në vitin 2022 dhe një perspektivë prej 3,100 punonjësish të kualifikuar.
Duke pasur parasysh mungesën gjithnjë e më të përsëritur të barnave dhe ndikimin kritik që mund të ketë kjo në kujdesin ndaj pacientit, shpjegon Philippe Luscan, nënkryetari ekzekutiv i Sanofi, Global Industrial Affairs, "njësia e re do të jetë në gjendje të garantojë një stabilitet më të madh në furnizimin me barna për miliona pacientë në Evropë dhe në tregjet e tjera".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC