Farmaci

mar172020

A është ibuprofeni i rrezikshëm në rastin e infeksionit nga coronavirusi?

Për momentin, nuk është shfaqur i tillë. Gjithsesi, për të ulur temperaturën, zgjidhni paracetamolin. Ata që e marrin ibuprofenin si trajtim afatgjatë, nuk duhet ta ndërpresin, por të konsultohen me mjekun e tyre.

Aktualisht, nuk ka prova konkrete se këto medikamente rëndojnë ecurinë e sëmundjes. Janë sjellë vëzhgime të rasteve të veçanta, gjë që nuk është e mjaftueshme për të provuar rolin e tyre si shkaktarë të rëndimit të sëmundjes. Ndërkohë, po bëhen hetime. Në pritje të përfundimit të tyre, kërkohet të bëhet kujdes: trajtimi i temperaturës, përgjithësisht, nuk është i nevojshëm.

Nëse temperatura nuk tolerohet mirë, merrni një medikament me bazë paracetamoli (më poshtë, lista). Ata që i  janë nënshtruar një trajtimi afatgjatë me një medikament me bazë ibuprofeni për një arsye që nuk varet nga COVID-19, nuk duhet ta ndërpresin dhe duhet të kontaktojnë me mjekun e tyre kurues, në rastin e simptomave të një infeksioni respirator akut (kollë, ethe).

 

Lista e medikamenteve me bazë ibuprofeni në Zvicër:
Alges-X * Algifor * Algifor-L * Amavita Ibuprofène * Aspégic ibu L* Brufen * Contre-Douleur IL 400 * Coop vitality Ibuprofène 400*  Dismenol Dol forte* Dismenol Formule L* Dolo Spedifen * Dolocyl * Grefen * Ibu Sandoz / Ibuprofen Sandoz * Ibufelan * Ibufen-L * Ibuprofen N Helvepharm * Ibuprofen Sandoz * Irfen * Irfen Dolo * Irfen retard * Nurofen * Optifen * Saridon * Sonotryl * Spedifen * SUNSTORE Ibuprofène  * Treupel Dolo forte IBUPROFEN * Ibufen-L

Lista e medikamenteve me bazë paracetamoli në Zvicër:
Acétalgine* Amavita Paracétamol* Becetamol* Ben-u-ron* Contre-Douleurs P* Coop Vitality Paracétamol* Dafalgan Odis* Dafalgan* Doloran* KAFA* Mepha-Grippal C* Osa* Panadol* Paracetafelan* Paracetamol* Paraconica* Perfalgan* SUN STORE Paracétamol*  Tylenol* Zolben*

 

Zyra Federale e Shëndetit Publik, Zvicër


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC