Farmaci

qer262020

Vitamina K është e mirë për shëndetin e të moshuarve. Ja, studimi

Një studim multietnik i botuar në "American Journal of Clinical Nutrition" tregon se të moshuarit me nivele të ulëta të vitaminës K kanë më shumë gjasa të vdesin sesa bashkëmoshatarët me vlera normale. "Këto të dhëna sugjerojnë që vitamina K, një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e enëve të gjakut, që gjendet në perimet me gjethe jeshile si sallata, lakra e spinaqi dhe në yndyrat vegjetale, mund të ketë përfitime shëndetësore gjatë pleqërisë", shkruajnë studiuesit e Qendrës Kërkimore të Ushqyerjes Njerëzore gjatë Pleqërisë "Jean Mayer Usda" në Universitetin Tufts (Usda Hnrca), të cilët analizuan të dhënat e rreth 4,000 vetëve në grupmoshën 54-76 vjeç, një e treta e të cilëve nuk ishte kaukaziane.

Autorët i ndanë pjesëmarrësit sipas vlerave hematike të vitaminës K, duke krahasuar rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe vdekjen në nëngrupe të ndryshme gjatë një ndjekjeje prej rreth 13 vjetësh. Rezultatet e marra nuk tregojnë një lidhje midis sëmundjeve të zemrës dhe vitaminës K, por njerëzit me vlera të ulëta kanë një rrezik 19% më të lartë për të vdekur sesa moshatarët me vlerat e duhura. "Hipoteza që vitamina K është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërinë, bazohet në njohjen e proteinave të indit vaskular që i duhen asaj për të funksionuar siç duhet. Me fjalë të tjera, këto proteina kontribuojnë në parandalimin e akumulimit të kalciumit në muret e arterieve dhe nëse nuk ka furnizim të mjaftueshëm me vitaminë K, ato janë më pak funksionale", thotë autori i parë Kyla Shea, duke shpjeguar se kur venat dhe arteriet humbin elasticitetin, pompa kardiake bëhet më pak efikase, duke shkaktuar komplikacione.

"Kjo është arsyeja pse vlerësimi i rrezikut të vdekjes, siç u bë në këtë studim, mund të ndihmojë në analizimin më të mirë të ngjarjeve që lidhen me përkeqësimin e shëndetit vaskular", vëren Shea, duke nënvizuar se studimi vëzhgues nuk mund të krijojë një marrëdhënie shkak-pasojë midis niveleve të ulëta të vitaminës K dhe rrezikut të vdekjes. "Nevojiten hulumtime të mëtejshme që sqarojnë edhe pse vlerat e ulëta të vitaminës K shoqërohen me një rrezik të shtuar të vdekjes, por jo kardiovaskular", përfundon autori.

 

Am J Clin Nutrition 2020. Doi: 10.1093/ajcn/nqaa082
https://dx.doi.org/10.1093/ajcn/nqaa082


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC