Farmaci

tet232020

Tocilizumabi dhe Covid-19. Jo të gjithë pacientët duket se përfitojnë nga përdorimi i barit

Dy studime të reja të botuara në "Jama Internal Medicine" kanë trajtuar çështjen e efikasitetit të tocilizumabit te pacientët me pneumoni nga Covid-19. Në studimin e parë, ekspertët e udhëhequr nga Carlo Salvarani (Universiteti i Modenës dhe Rexho Emilia), donin të verifikonin nëse administrimi i hershëm i tocilizumabit ishte në gjendje të parandalonte përkeqësimin klinik te pacientët e shtruar në spital, me pneumoni të shkaktuar nga Sars-CoV-2. Ata përzgjodhën në mënyrë rastësore 126 pacientë me një raport mes presionit të pjesshëm të oksigjenit arterial dhe fraksionit të oksigjenit të inspiruar (Pao2/Fio2) midis 200 dhe 300 mmHg gjatë regjistrimit, për të marrë medikamentin ose trajtimin standard.

Analiza e të dhënave tregoi se përkeqësimi klinik nuk ishte shumë i ndryshëm midis grupit të kontrollit dhe grupit tocilizumab. "Administrimi i tocilizumabit te pacientët me pneumoni Covid-19 dhe një raport Pao2/Fio2 midis 200 dhe 300 mmHg, nuk uli rrezikun e përkeqësimit klinik. Do të nevojiten studime të mëtejshme klinike për të konfirmuar rezultatet dhe për të vlerësuar aplikimet e mundshme të tocilizumabit në faza të ndryshme të sëmundjes", përfundojnë autorët. Në studimin e dytë, Olivier Hermine nga Universiteti i Parisit, studioi me ekipin e tij se cili ishte efekti i tocilizumabit në 130 pacientë me Covid-19 dhe pneumoni mesatare deri të rëndë të rastësishme, për të marrë medikamentin ose trajtimin standard.
Studiuesit vunë re se përqindja e pacientëve me ventilim jo-invaziv, intubim ose vdekje në ditën e 14-të ishte 36% me trajtimet e zakonshme dhe 24%, me tocilizumab. Të dhënat nuk treguan asnjë ndryshim në vdekshmërinë në 28 ditë, midis dy grupeve. "Sipas rezultateve tona, tocilizumabi mund të zvogëlojë nevojën për ventilim mekanik dhe jo-invaziv ose vdekje nga dita e 14-të, por jo vdekshmëri brenda ditës së 28-të; Nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate paraprake", përfundojnë ekspertët.


Jama Int Med 2020. Doi: 10.1001/jamainternmed.2020.6820
http://dx.doi.org/10.1001/jamainternmed.2020.6820

Jama Int Med 2020. Doi: 10.1001/jamainternmed.2020.6615
http://dx.doi.org/10.1001/jamainternmed.2020.6615


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC