Farmaci

nën302020

Terapitë Covid, AIFA: Përditësime për remdesivirin, heparinën dhe hidroksiklorokinën

Agjencia Italiane e Barnave ka bërë përditësime mbi skedat që kanë lidhje me përdorimin e tre barnave për terapinë e pacientëve të prekur nga Covid-19: remdesivir, heparinë dhe hidroksiklorokinë.
Remdesiviri duhet të merret në konsideratë për pacientët Covid "vetëm në raste të zgjedhura", mbetet i konfirmuar pezullimi i përdorimit të hidroksiklorokinës off-label si për përdorim terapeutik spitalor dhe territorial, ashtu edhe për përdorimin profilaktik dhe janë bërë më të qarta dëshmitë e efikasitetit dhe sigurisë në dozimin profilaktik dhe mesatar/të lartë të heparinave. Këto janë përditësimet e bëra nga Agjencia Italiane e Barnave në skedat që lidhen me përdorimin e tre barnave për terapinë e pacientëve e prekur nga Covid-19.

Kufizohet remdesiviri.
Në veçanti, në lidhje me remdesivirin, AIFA përcakton se, "në dritën e provave të reja në dispozicion, edhe brenda popullatës së pranuar për rimbursim (subjektet me pneumoni Covid-19 në oksigjenoterapi, të cilët nuk kërkojnë oksigjen me fluks të lartë, ose ventilim mekanik, ose ECMO dhe me fillimin e simptomave prej më pak se 10 ditësh), përdorimi mund të merret në konsideratë vetëm në raste të zgjedhura, pas një vlerësimi të saktë të raportit përfitim/rrezik".

Ndalohet përdorimi off-label i hidroksiklorokinës
Gjithashtu, konfirmohet pezullimi i autorizimit për përdorimin off-label të hidroksiklorokinës "si për përdorim terapeutik (spitalor dhe territorial), ashtu edhe për përdorim profilaktik, bazuar në provat që janë grumbulluar progresivisht dhe demonstrojnë mungesën e plotë të efikasitetit përballë një shtimi të ngjarjeve anësore, megjithëse jo të rënda. Përdorimi te pacientët jo në gjendje të rëndë dhe në fazat fillestare të sëmundjes mund të lejohet vetëm në kontekstin e studimeve klinike me përzgjedhje rastësore, por aktualisht, evidencat, megjithëse janë me tendencë negative, janë akoma të kufizuara".

Evidencat më të fundit për heparinën
Sa i përket përdorimit të heparinave, skeda është përditësuar me një "rishikim kritik të evidencave më të fundit të literaturës dhe sjell në mënyrë të qartë provat e disponueshme të efikasitetit dhe sigurisë, si në lidhje me dozat profilaktike, ashtu edhe me ato mesatare/të larta".


Për më shumë:
https://www.aifa.gov.it/aggiornamento-sui-farmaci-utilizzabili-per-il-trattamento-della-malattia-covid19


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC