Farmaci

dhj12020

Gonorrea dhe meningjiti. Tetrapenilborati i natriumit, i dobishëm kundër rezistencës ndaj antibiotikëve

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në "Antimicrobial Agents and Chemotherapy", tetrapenilborati i natriumit (NaBPh4) është në gjendje të luftojë shtamet e Neisseria gonorrhoeae-s dhe Neisseria meningitidis-it që janë rezistente ndaj antibiotikëve. Gjatë viteve të fundit, ritmet në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve kanë qenë një shkak shqetësimi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). "Ky shqetësim është veçanërisht i fortë në rastin e N. Gonorrhoeae-s, pasi disa shtame kanë zhvilluar rezistencë ndaj të gjithë antibiotikëve efektivë. Janë shfaqur edhe shtame rezistente ndaj N. Meningitidis-it", shpjegon Frédéric Veyrier, autori kryesor i studimit, nga Universiteti i Kebekut.

Ndryshe nga bakteret e tjera, llojet e Neisserias që shkaktojnë meningjit dhe gonorre evoluojnë shumë shpejt, për shkak të disa vetive intrinseke, siç është një aftësi e madhe për të marrë gjene nga bakteret e tjera dhe një sistem riparimi nënoptimal i ADN-së që çon në mutacione. Gjithashtu, fakti që këto sëmundje prekin shumë njerëz në botë, u ofron atyre shumë mundësi për të evoluar. Studiuesit demonstruan efikasitetin e NaBPh4-ës në kulturat bakteriale dhe në një model infeksioni. Kjo molekulë e njohur mirë nga kimistët, është e arritshme, jo e shtrenjtë dhe mund të jetë një ndihmë e madhe në luftën kundër këtyre dy llojeve të Neisserias patogjene. Përparësia e kësaj molekule është specifika e saj.

"Ne vumë re që molekula ndikon vetëm në Neisserian patogjene, nuk prek llojet e tjera të Neisserias që gjenden në traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe mund të jetë e dobishme", vazhdon Veyrieri. Ekspertët testuan për rezistenca të mundshme ndaj NaBPh4-ës dhe, ndërsa qenë në gjendje të izolonin llojet e baktereve që ishin më pak të ndjeshme ndaj trajtimit, këta mutantë e kishin humbur plotësisht virulencën e tyre. Për momentin, nuk dihet pse molekula reagon specifikisht me dy llojet e Neisserias, por dyshohet për një lidhje me membranën patogjene.
"Hapi tjetër do të jetë modifikimi i strukturës së molekulës për ta bërë atë më efikase, duke ruajtur specifikën e saj", përfundon Veyrieri.


Antimicrobial Agents and Chemotherapy 2020. Doi: 10.1128/aac.00254-20
http://doi.org/10.1128/aac.00254-20


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC