Farmaci

shk262021

Hidroksiklorokina dhe klorokina në trajtimin ose parandalimin e Covid-19. Hidhen dyshime

Një kërkim në "Cochrane" ka vlerësuar efektet e klorokinës (e përdorur për malarien) dhe hidroksiklorokinës (e përdorur për sëmundje reumatizmale si artriti reumatoid dhe lupusi eritematoz sistemik) në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, në parandalimin e sëmundjes te njerëzit në rrezik për infektim (siç janë punëtorët e shëndetësisë) dhe te njerëzit e ekspozuar ndaj virusit, që e zhvillojnë sëmundjen. Autorët, të udhëhequr nga Bhagteðar Singh (Njësia e Sëmundjeve Tropikale dhe Infektive të Spitalit Universitar Royal Liverpool dhe Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Mjekësor Christian në Velore, Indi), kanë bërë një kërkim mbi bazat kryesore të të dhënave të administrimit të klorokinës dhe hidroksiklorokinës te njerëzit me karakteristikat e lartpërmendura.

Janë gjetur 14 studime: 12 studime mbi klorokinën ose hidroksiklorokinën të përdorura për të trajtuar Covid-19 në 8,569 të rritur, dy studime mbi hidroksiklorokinën për të parandaluar Covid-19 në 3,346 të rritur që ishin ekspozuar ndaj virusit, por nuk kishin simptoma të infeksionit. Nuk janë gjetur studime të plota mbi përdorimin e këryre barnave për të frenuar Covid-19 te njerëzit që ishin në rrezik të ekspozimit ndaj virusit: studimet janë ende në vazhdim. Studimet u zhvilluan në Kinë, Brazil, Egjipt, Iran, Tajvan, Amerikën e Veriut dhe Evropë; njëri u zhvillua në të gjithë botën. Disa studime u financuan pjesërisht nga kompanitë farmaceutike që prodhojnë hidroksiklorokinë.
 

Ja, cilat janë rezultatet kryesore të kërkimit:
 


Në lidhje me trajtimin e Covid-19
 
Krahasuar me trajtimin e zakonshëm ose placebon, hidroksiklorokina:
 
a) qartësisht, nuk ka ndikuar në numrin e njerëzve që kanë vdekur (për çdo shkak; 9 studime që përfshijnë 8,208 njerëz);

b) ndoshta nuk ka ndikuar në numrin e njerëzve që kanë nevojë për ventilim mekanik (3 studime; 4,521 vetë);

c) mund të mos ndikojë në faktin se sa njerëz kanë rezultuar ende pozitivë për virusin pas 14 ditësh (3 studime; 213 vetë).


"Ne nuk e dimë nëse hidroksiklorokina ndikon në numrin e njerëzve, simptomat e të cilëve u përmirësuan pas 28 ditësh", shtojnë autorët. "Krahasuar me trajtimet e tjera antivirale (lopinavir plus ritonavir), klorokina bëri pak ose aspak krahasuar me kohën e nevojshme për përmirësimin e simptomave (1 studim; 22 persona). "Për më tepër, krahasuar me trajtimet e zakonshme në një studim me 444 njerëz, hidroksiklorokina e administruar me azitromicinë nuk solli asnjë ndryshim në lidhje me:
 
a) sa njerëz vdiqën;

b) sa kishin nevojë për ventilim mekanik;

c) kohën e kaluar në spital.


"Krahasuar me febuxostatin (medikament për të trajtuar përdhesin), hidroksiklorokina nuk solli asnjë ndryshim në numrin e njerëzve që u shtruan në spital ose në ndryshimet që shihen në skanimet e mushkërive; megjithatë, nuk u raportua asnjë vdekje (1 studim; 60 vetë)", thonë Singh dhe kolegët e tij. Në lidhje me parandalimin e Covid-19 te njerëzit e ekspozuar ndaj tij, "ne nuk e dimë nëse hidroksiklorokina ndikon në faktin se sa njerëz kanë zhvilluar Covid-19 ose sa njerëz janë shtruar në spital me Covid-19, krahasuar me ata që marrin trajtim me placebo (1 studim; 821 vetë)", shkruajnë autorët. "Krahasuar me trajtimet e zakonshme, hidroksiklorokina nuk solli asnjë ndryshim në rrezikun e zhvillimit të Covid-19, ose antitrupave ndaj virusit, te njerëzit e ekspozuar ndaj tij (1 studim; 2,525 vetë)".

 

Efektet e padëshirueshme 
 
Nëse përdoret për trajtimin e Covid-19, krahasuar me trajtimet e zakonshme ose placebon, hidroksiklorokina:
 
a) ndoshta rrit rrezikun e efekteve anësore të lehta (6 studime; 1,394 vetë);

b) nuk mund të shtojë rrezikun e efekteve serioze të rënda (6 studime; 1,004 vetë);

c) kur jepet së bashku me azitromicinën, hidroksiklorokina rrit rrezikun e efekteve anësore, por nuk sjell asnjë ndryshim në rrezikun e efekteve anësore serioze (1 studim; 444 vetë);

d) në krahasim me lopinavirin, plus ritonavirin, klorokina solli pak ose aspak ndryshim në rrezikun e efekteve anësore (1 studim; 22 vetë);

e) kur përdoret për të parandaluar Covid-19, hidroksiklorokina ndoshta shkakton më shumë efekte anësore sesa placeboja, por nuk mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore serioze dhe të dëmshme (1 studim; 700 vetë).


Përmbledhtazi, dalin tre mesazhe kryesore:
 
1) hidroksiklorokina nuk pakëson vdekjet për shkak të Covid-19 dhe ndoshta nuk ul numrin e njerëzve që kanë nevojë për ventilim mekanik;

2) hidroksiklorokina shkaktoi më shumë efekte anësore sesa një trajtim me placebo, megjithëse nuk duket se rrit numrin e efekteve anësore serioze;

3) nuk duhet të fillojnë studime të reja për hidroksiklorokinën për trajtimin e Covid-19.


Cochrane Database Syst Rev. 2021;2:CD013587. Doi: 10.1002/14651858.CD013587.pub2.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/33624299/ 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC