Farmaci

nën252022

Nicotinamide riboside mund të shkaktojë kancer dhe metastaza në tru

Një studim i botuar në Biosensors and Bioelectronics, i koordinuar nga Elena Goun (Universiteti i Misurit), tregon se nivelet e larta të nicotinamide riboside (NR) jo vetëm që mund të rrisin rrezikun për kancer gjiri trefish negativ, por edhe shkaktojnë metastaza ose përhapje në tru.

NR, një pararendës i nicotinamide adenina dinucleotides (NAD), një substancë endogjene me një rol kyç në shumë rrugë metabolike për karbohidratet, lipidet dhe aminoacidet, është i disponueshëm në treg si një suplement dietik.

I studiuar edhe më parë, suplementi duket se promovon qëndrueshmërinë e ushtrimeve duke ndihmuar në rënien në peshë dhe duke u treguar i dobishëm në sindromën e lodhjes kronike.

Efekti i tij është testuar gjithashtu për depresionin dhe funksionin konjitiv, si dhe në trajtimin e dislipidemisë, diabetit, Parkinsonit dhe demencës. Por, rezultatet e propozuara nga ekipi ndërkombëtar i studiuesve të udhëhequr nga Gouni janë shumë të ndryshme: duke përdorur një teknikë të re imazherike të bazuar në bioluminescencë ultrasensitive që lejon përcaktimin sasior të niveleve të NR-së në kohë reale në një mënyrë jo invazive, autorët zbuluan se përqendrimet e larta të NR-së lidhen me një rrezik të lartë për kancer gjiri në formë agresive, duke nxitur gjithashtu përhapjen e tij metastatike në tru me ndikim vdekjeprurës për shkak të mungesës së opsioneve të qëndrueshme terapeutike.

"Ne besojmë se studimi ynë ka një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh disponueshmërinë e gjerë komerciale të suplementit dhe numrin e madh të provave klinike njerëzore në vazhdim në të cilat NR-ja administrohet për të zbutur efektet anësore të terapisë së kancerit", tha Gouni, duke shtuar se këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kryerjes së studimeve të mëtejshme mbi efektet anësore të mundshme të suplementeve dietike si nicotinamide riboside përpara përdorimit të tyre te pacientët me kancer, duke marrë parasysh që jo të gjithë kancerët janë të njëjtë, veçanërisht për sa i përket shenjave metabolike të cilat shpesh ndryshojnë para ose pas kimioterapisë.

 

Biosensors and Bioelectronics 2022. Doi: 10.1016/j.bios.2022.114826
https://doi.org/10.1016/j.bios.2022.114826


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC