Farmaci

jan162023

Medikamenti për Parkinsonin, redukton tensionin dhe ngurtësimin arterial tek adoleshentët me diabet

Një medikament për Parkinsonin i miratuar nga FDA-ja edhe për diabetin e tipit 2 te të rriturit, është në gjendje, nëse administrohet për një muaj, të reduktojë presionin e gjakut dhe ngurtësimin arterial, sipas një studimi të publikuar në "Hypertension".

"Ateroskleroza e aortës dhe degëve të saj kryesore zhvillohet që nga fëmijëria e hershme në diabetin e tipit 1, duke kontribuar në rritjen e ngurtësimit arterial dhe zhvillimin e sëmundjeve të kardiovaskulare", shpjegon bashkautori Michal Schäfer nga Universiteti i Kolorados në Aurora, duke vënë në dukje se njerëzit me diabet të tipit 1 janë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare karahasuar me jo diabetikët.

Por kjo nuk është e gjitha, nëse diagnostikimi bëhet në moshë të re,mundësitë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare janë më të larta krahasuar me të diagnostikuarit në moshë madhore. "Kjo është arsyeja pse ne vlerësuam disa opsione për të reduktuar sëmundjet kardiovaskulare te të rinjtë me T1D dhe, gjykuar nga rezultatet tona, bromokriptina ka potencialin të ngadalësojë zhvillimin e ngurtësimit arterial dhe hipertensionit, duke reduktuar rrezikun kardiovaskular në këtë grupmoshë", shkruajnë studiuesit, të cilët përzgjodhën 13 meshkuj dhe 21 femra 12-21 vjeç me një diagnozë të T1D për të paktën një vit dhe hemoglobinë të glikuar (HbA1c) të barabartë ose më të ulët se 12%, duke i ndarë në mënyrë rastësore në dy grupe: grupi i cili u trajtua me bromokriptinë dhe tjetri me placebo.

Pjesëmarrësit fillimisht morën ose medikamentin ose placebon për 4 javë, të ndjekur nga një periudhë identike washouti dhe 4 javë shtesë në të cilat u administrua trajtimi i kundërt.

Krahasuar me placebon, në fund të javës së 4-të të trajtimit, bromokriptina uli presionin sistolik te gjakut me 5 mmHg dhe presionin diastolik me 2 mmHg. Përmirësoi gjithashtu ngurtësinë e aortës ascendente, me një reduktim të shpejtësisë së valës së pulsit prej afërsisht 0.4 metër/sekondë dhe një rritje të distenzibilitetit me 8%.

Rezultate të ngjashme u vunë re në aortën torakoabdominale, ku bromokriptina reduktoi shpejtësinë e valës së pulsit me afërsisht 0.2 metër/sekondë, me një rritje të distenzibilitetit me 5%.

 

Hypertension 2022. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.19547
https://www.ahajournals.org/doi/10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.19547


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC