Farmaci

mar172023

BE-ja autorizon medikamentin për formën metastatike të tumorit të prostatës

Komisioni Evropian ka autorizuar tregtimin e një medikammenti për trajtimin e pacientëve të prekur nga tumori metastatik i prostatës, të ndjeshëm ndaj hormoneve. Bëhet fjalë për darolutamide, një bllokues oral i receptorëve të androgjenit, i cili indikohet për terapinë e privimit androgjenik (ADT) në kombinim me kimioterapinë me docetaxel. Këtë e bëri të ditur Bayer Italia nëpërmjet një deklarate, në të cilën rikujtohej se darolutamidi ishte miratuar në mars 2020 nga agjencia rregullatore evropiane për trajtimin e pacientëve me tumor të prostatës rezistente ndaj kastrimit, jo metastatike, me rrezik të lartë për të zhvilluar metastaza.

"Aprovimi i ri bazohet në rezultatet pozitive të studimit i Fazës III ARASENS, i cili përfshiu më shumë se 1300 pacientë dhe tregoi se darolutamidi në kombinim me terapinë hormonale dhe kimioterapinë ul rrezikun e vdekjes me 32.5%, krahasuar me terapinë e privimit nga androgjeni dhe docetaxel, te pacientët me tumor metastatik të prostatës të ndjeshëm ndaj hormoneve", shpjegon presidenti i Shoqatës Italiane të Uro-Onkologjisë (SIUrO), Sergio Bracarda.

Medikamenti kombinon efikasitetin dhe tolerancën, pa asnjë ndikim në jetën e përditshme të pacientëve, gje e cila është shumë e rëndësishme jo vetëm për prognozën e pacientëve, por edhe për ruajtjen e cilësisë së jetës së tyre.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC