Farmaci

pri62023

Indeksohen çmimet e barnave të listës me rimbursim

Qeveria shqiptare ka miratuar dje një vendim për indeksimin e çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme.

Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu "me këtë vendim krijohet mundësia për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe trajtohen nëpërmjet skemës, si edhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave".

"Lista e rimbursimit të barnave mbështet më shumë se 410 mijë përfitues, më shumë se 60% prejtë cilëve janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar duke i mbështetur në trajtimin medikamentoz sipas diagnozave që ata marrin nga mjekët të familjes. Ata mbështeten nëpërmjet një liste që ka një larmishmëri prej 1191 alternativash mjekimi që jepen nga mjeku i familjes dhe struktuarta spitalore që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe që trajtohen në sistemin ambulator", nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se "indeksimi i çmimeve të barnave që bëhet nëpërmjet këtij vendimi qeverie është tashmë një praktikë e përvitshme që siguron një kursim të buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën 3.6 milionë dollarë, të cilat do të shfrytëzohen për të mbështetur më shumë persona, të cilët janë më shumë të diagnostikuar me sëmundje kronike për të zgjeruar alternativat e mjekimit për to, por edhe për të mundësuar që barra e rritur e sëmundshmërisë e ardhur edhe pandemia COVID-19 të mund të plotësohet plotësisht".

"Për vitin 2023 ne e kemi rritur buxhetin për listën e rimbursimit të barnave duke e çuar në 11.4 miliardë lekë, ndaj i gjithë ky buxhet i vënë në dispozicion dhe përfitimi i ardhur nga indeksimi i çmimit të barnave që vjen si përfitim në buxhetin e shtetit do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe zgjerimin e alternativave të mjekimit".

Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë më shumë se 410 mijë qytetarë, ku më shumë se 60% e tyre janë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, që mbështeten me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes. Lista e barnave të rimbursueshme përmban rreth 1191 alternativa mjekimi për pacientët që trajtohen në shërbimin ambulator.

 

Burimi:
ATA

 

Lexo këtu: Lista e barnave të rimbursueshme

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC