Farmaci

tet192023

Pas shpalljes së falimentimit, Rite Aid planifikon të mbyllë 154 farmaci

Kompania tha se do t'i transferonte recetat e pacientëve në farmacitë aty afër dhe do t'u jepte punonjësve mundësinë për të punuar diku tjetër.
Rite Aid, një zinxhir farmaceutik amerikan me bazë në Filadelfia ka shpallur falimentin në fillim të kësaj jave. Kompania u themelua në vitin 1962 dhe renditej në vendin e 148 në listën Fortune 500 të korporatave më të mëdha në SHBA, sa iu përket të ardhurave totale.
Njoftimi i Rite Aid për falimentin, u shoqërua me deklaratën se mbyllja e dyqaneve do të ishte e afërt. Në atë moment ishte ende e paqartë se sa prej më shumë se 2,000 vendndodhjeve të zinxhirit të farmacive do të shënjestroheshin, por dosjet gjyqësore identifikuan të hënën 154 dyqane me performancë të dobët, që Rite Aid planifikon t'i mbyllë.
Kompania përballet me rënie të shitjeve dhe me një mori padish mbi rolin e saj në nxitjen e epidemisë së opioideve, duke plotësuar ilegalisht recetat për qetësuesit e dhimbjeve. Si pjesë e procesit, Rite Aid bëri të ditur synimin e saj për të mbyllur një numër të pallogaritshëm të dyqaneve të saj në 17 shtete.
Një zëdhënëse e Rite Aid nuk iu përgjigj menjëherë të mërkurën në mëngjes kërkesës së USA TODAY për të komentuar dosjen gjyqësore në lidhje me mbylljen e dyqaneve, mes të cilëve 38 në Pensilvani, 31 në Kaliforni, 20 në Nju Jork dhe 19 në Miçigan. Megjithatë, Joy Errico i tha më parë USA TODAY se kompania do t'i transferonte recetat e pacientëve në farmacitë aty pranë "që të mos ketë ndërprerje të shërbimeve".


Burimi: usatoday.com 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC