Farmaci

tet92024

Infeksionet pulmonare. Kortikosteroidet me dozë të ulët reduktojnë vdekshmërinë

Administrimi i kortikosteroideve me dozë të ulët mund të ndikojë në uljen e vdekshmërisë te pacientët që vuajnë nga infeksione pulmonare të rënda, tregon një studim i publikuar në JAMA. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në reduktimin e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga infeksionet pulmonare të rënda, ndër të cilët: COVID-19, pneumonia e fituar nga komuniteti dhe pneumonina Pneumocystis te pacientët me HIV.

Hulumtimi, i koordinuar nga Romain Pirracchio nga Universiteti i Kalifornisë, ka analizuar të dhënat nga metaanalizat dhe studimet e ndryshme klinike me përzgjedhje rastësore, duke pasur në fokus përdorimin e kortikosteroideve në doza më pak ose të barabarta me 400 mg hidrokortizon në ditë. Një shembull kyç i raportuar në studim ishte një provë klinike me përzgjedhje rastësore e kryer te 6,425 pacientë të hospitalizuar për shkak të COVID-19, e cila tregoi se administrimi i 6 mg dexamethasone në ditë për 10 ditë rresht reduktoi vdekshmërinë nga 26% në 23% brenda një periudhe 28 ditore.

Metodologjikisht, studimi analizoi rishikimet e artikujve të botuar midis 1990 dhe 2024, ndër të cilët autorët përzgjodhën 60 studime nga një grup fillestar prej 859 artikujsh. Midis tyre, 26 ishin prova klinike me përzgjedhje rastësore, 16 metaanaliza të provave klinike me përzgjedhje rastësore dhe studime të tjera vëzhguese dhe udhëzime të praktikës klinike.

Studimi diskutoi gjithashtu kufizimet e mundshme të përdorimit të kortikosteroideve me dozë të ulët, të tilla si hiperplazia, infeksionet sekondare dhe çrregullimet neuropsikiatrike. Megjithatë, përfitimet duket se janë më të mëdha se rreziqet, duke e bërë këtë terapi një opsion të zbatueshëm për menaxhimin e infeksioneve pulmonare te pacientët në gjendje të rënde .

Sipas autorëve trajtimi me kortikosteroide në dozë të ulët rezultoi të ishte efektiv në uljen e vdekshmërisë te pacientët me infeksione pulmonare të rënda. "Përdorimi i kortikosteroideve me doza të ulëta ndikon në uljen e vdekshmërisë te pacientët me infeksione të rënda si" COVID-19, pneumoni bakteriale të fituar nga komuniteti dhe pneumoni Pneumocystis të moderuar ose të rëndë te pacientët me HIV," përfundoi Pirracchio.


JAMA 2024. Doi: 10.1001/jama.2024.6096
http://doi.org/10.1001/jama.2024.6096


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC