Fitoterapi

maj262014

Suplementët bimorë dhe shmangia e ndërveprimeve me barnat

Ndërveprimet mes barnave dhe suplementëve bimorë ose ushqimorë janë më frekuente seç mendohet dhe mund të ketë pasoja të rëndësishme, nuk duhet nënvlerësuar kurrë rreziku i terapive shoqëruese. Disa bimë dhe disa suplementë ushqimorë mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore nga inerferimi me barnat tradicionale që pacienti është duke marrë nën këshillën e mjekut. Sinjalizimet në këtë drejtim janë të shumta, sidomos vitet e fundit ku konsumi i këtyre produkteve është rritur. Rishqyrtimi i literaturës së publikuar nga kërkuesit kinezë, e sapo botuar në revistën International Journal of Clinical Practice, na lejon të evidentojmë disa fusha kritike. Ekipi i kërkuesve i Fakultetit të Farmacisë në Tajvan, ka analizuar 54 shqyrtime dhe 31 studime origjinale duke arritur në përfundimin se rreziqet më të mëdha vijnë nga ndërveprimet midis barnave të përshkruara dhe suplementëve bimorë dhe ushqimorë, dhe mund të manifestohen me probleme kardiake, dhimbje gjoksi, dhimbje barku, dhimbje koke. Në mënyrë të veçantë autorët raportojnë se: warfarina, insulina, aspirina, digoksina dhe tiklopidina janë principet aktivë që kanë numrin më të madh të ndërveprimeve të dokumentuara. 882 janë ndërveprimet e regjistruara, në një kontekst në të cilin janë përdorur në total 213 suplementë ushqimorë apo bimorë dhe 509 barna me recetë. Në 42 % të këtyre rasteve të dokumentuar, suplementi kishte ndryshuar farmakokinetikën e barnës, dhe në mbi 26 % të rasteve janë klasifikuar si reaksionet më të mëdha. Kundërindikimet e gjetura ishin 152 me efekte kryesisht në sistemin gastrointestinal, sistemin nervor, dhe traktin urogjenital. Bimët me numrin më të lartë të kundërindikimeve janë farat e linit, ekinacea dhe yohimbina. Për ta përfunduar, është konfirmuar se marrëdhëniet ndërmjet mjekësisë halopatike, fitoterapisë dhe suplementëve ushqimorë nuk është gjithmonë frytëdhënës dhe duhet të jetë gjithmonë i njohur dhe vlerësuar nga mjekët dhe farmacistët.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC