Fitoterapi

tet232017

Terapitë alternative në simptomat post-menopauzale, si interpretohen të dhënat e studimeve

Për të lehtësuar simptomat klasike të post-menopauzës, rreth 40-50% e grave në Perëndim zgjedhin të përdorin preparate me bazë fito-estrogjenesh dhe bimë në vend të terapisë hormonale zëvendësuese (TOS). Por shumë pyesin nëse këto terapi alternative janë realisht efikase. "Studimet e prezantuara në literaturë, - kujton Barbara Pirali nga Shoqata e Mjekëve italianë Endokrinologë (AME), - në pjesën më të madhe të rasteve janë të kufizuar për shkak të pjesëmarrjes së vogël në to, follow up-eve të shkurtra dhe rezultateve jo uniforme".
Për këtë arsye, në kontekstin e simptomave post-menopauzale, një rishikim sistemik ka analizuar studime mbi fitoestrogjenet, sojën, izoflavonet, xhensenin, "black cohosh"-in (rrënja e Cimicifuga Racemosa), trigjethshin e kuq dhe bimët medicinale (duke përfshirë ato të përdorura në mjekësinë tradicionale kineze). Dhe ka veçuar 62 studime (36 për fitoestrogjenet, 16 për black-cohosh dhe 10 për bimët mjekësore) të cilat ishin studime klinike me përzgjedhje rastësore të kontrolluara me placebo drejtuar popullatës së përgjithshme dhe kishin rezultate të fokusuara në simptomat post-menopauzale (të tilla si çrregullime vazomotore, thatësi vaginale dhe djersitje noturne). Analiza u zhvillua mbi 6.653 gra me moshë mes 18 dhe 75 vjeç.

Më poshtë rezultatet:
Me fitoestrogjenet reduktohej numri i simptomave vazomotore dhe përmirësohej thatësia vaginale, por nuk kishte ndonjë rezultat në numrin e episodeve të djersitjes noturne. Një metanalizë tjetër ka vlerësuar efektet e suplementimit me izoflavone të sojës (në dietë ose në integratorë) duke arritur në përfundime analoge.

Trigjethshi i kuq dhe black cohosh: asnjë reduktim domethënës të numrit të eventeve vazomotore, (por disa studime të pavarura tregojnë një reduktim të përgjithshëm të simptomatologjisë).
Ndërsa nuk kishte evidenca domethënëse për efikasitetin e bimëve mjekësore kineze.

"Përdorimi i fitoestrogjeneve lidhet me një reduktim modest të disa simptomave post-menopauzale, si ato vazomotore dhe thatësisë vaginale. Ky rezultat shpjegohet me faktin se dy fitoestrogjenet kryesore (izoflavonet dhe lignanet) kanë një strukturë kimike shumë të ngjashme me atë të estradiolit dhe si rrjedhojë kanë aktivitet estrogjenik", pohon Pirali.
"Udhëzuesit (Stuenkel CA, et al. J Clin Endocrinol Metab, 2015) nënvizojnë mungesën e të dhënave mbi sigurinë mamare nga këta përbërës", pohon specialisti i cili përmend edhe kufizimet e shumta të metanalizës: heterogjenitet i lartë i studimeve lidhur me cilësinë dhe korrektësinë shkencore, ndryshimet në popullatë (etnike dhe të moshës). Në fund, autorët sugjerojnë të interpretohen me kujdes të dhënat, duke parë edhe përdorimin e madh të këtyre përbërësve nga popullata femërore.

 

Bibliografia:
Franco OH, Chowdhury R, Troup J, et al. Use of plant-based therapies and menopausal symptoms: a systematic review and meta-analysis. JAMA, 2016; 315: 2554-63.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC