Mirëqenie

kor192014

Gjumi i pakët përkeqëson plakjen cerebrale

Pas një moshe të caktuar, më pak orë gjumi ndikojnë negativisht në plakjen e trurit: është zbuluar në një studim publikuar në Journal Sleep, nga një grup studiuesish të Center for Cognitive Neuroscience, Neuroscience and Behavioral Disorders Program, Duke-nus Graduate Medical School në Singapor. June Lo dhe kolegët autorë të studimit kanë thënë: "Nëse një zgjerim më i shpejtë i ventrikulit cerebral është një tregues për uljen konjuktive dhe për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative të tilla si sëmundja Alzheimer, efektet e gjumit ndaj këtij treguesi nuk janë matur asnjëherë". Dhe për këtë arsye kërkimet e tyre kishin për objektiv vlerësimin e kontributit të kohëzgjatjes dhe cilësisë së gjumit në strukturën e trurit dhe mbi aftësitë konjuktive tek të rriturit e një moshe të caktuar, relativisht të shëndetshëm. Në këtë studim morën pjesë 66 të rritur kinezë të moshës mbi apo 55 vjeç të cilët iu nënshtruan Rezonancës magnetike cerebrale dhe testimeve neuropsikologjike çdo dy vjet. Përveç kësaj, nëpërmjet një pyetësori dhënë pjesëmarrësve, u mblodhën informacione për kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit. Rezultatet treguan një rritje të përmasave të ventrikulave cerebralë dhe një reduktim të performancës konjuktive: "Çdo orë më pak në kohëzgjatjen e gjumit krahasuar me nivelin bazë të nisjes, rriste normën vjetore të zgjerimit të ventrikulave me 0.59% dhe normën vjetore të uljes së performancës konjuktive globale me 0.67% për dy vitet e ardhshme".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC