Mirëqenie

gus22014

Qëndrimi gjatë ulur përkon me rritjen e rrezikut të disa kancereve

Kush kalon shumë kohë ulur gjatë ditës ndoshta përpara TV ose në vëndin e punës, mund të jetë i rrezikuar nga zhvillimi i disa lloj kancerash. Paralajmërimi vjen nga një studim amerikan i publikuar në Journal of the National Cancer Institute, rezultatet e të cilës tregojnë se 2 orë më tepër gjatë ditës të sjelljes sedentare rritin  8% rrezikun e kancerit të kolonit, 10% të kancerit endometrial dhe 6% të kancerit të pulmoneve. Asnjë lidhje ndërkohë me kancerin e gjirit, rektumit, vezoreve dhe prostatës madje as për limfomën non-Hodgkin. Këto raporte kanë dalë nga analiza retrospektive e 43 studimeve të botuara në literaturë, për një total prej 4 milionë pjesëmarrësish dhe 68.936 rastesh me kancer, të cilët kishin studiuar raportin mes orëve të kaluara ulur dhe disa lloje kancerash. "Akoma nuk mund të supozojmë se ekziston një lidhje shkak-pasojë", theksoi Martin Heslin, shef i kirurgjisë onkologjike në Universitetin e Alabama në Birmingham, "por kur flasim për vrojtime të lidhura me një sjellje të ndryshueshme, mund të merret në konsideratë ideja e korrigjimit të zakonit të sedentarizmit për të ulur nivelin e rrezikut. "Duke fikur TV, sugjeron Heslin, ose meqë puna nuk mund të mbyllet është mirë të punohet në këmbë kur mundeni dhe të përfitoni nga çdo mundësi për tu ngritur nga tavolina tuaj apo mund të merren salla mbledhjesh me tavolina të larta dhe pa karrige".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC