Mirëqenie

sht62014

Një zyrë e mobiluar mirë stimulon produktivitetin

Bimët në zyrë janë parë shpesh si simbol i shpërdorimit të parave, por tashmë një studim shkencor nxjerr në pah funksionin e tyre: përmirësojnë produktivitetin me 15% duke përfaqësuar në fakt një investim të mirë. Kërkimi i Shkollës së Psikologjisë të Universitetit të Queensland Australi, ka vëzhguar nivelet e kënaqësisë dhe produktivitetit të punonjësve në një hapsirë kohore prej dy muajsh, duke vëzhguar ndikimin e zyrave të zhveshura dhe të areduara me bimë të dy kompanive të mëdha të tregëtisë në Britaninë e Madhe dhe Hollandë. Punonjësit që morën pjesë në këtë studim iu kërkua të bënin një gjykim subjektiv mbi cilësinë e ajrit, përqëndrimin e arritur dhe kënaqësinë në punë. Nga rezultatet të raportuara në Journal of Experimental Psychology është vlerësuar se një zyrë e dekoruar me bimë përmirëson kapacitetin e atyre që punojnë aty. "Një zyrë e gjelbërt u komunikon punonjësve faktin se punëdhënësi i vlerëson ata dhe di të kujdeset për mirëqënien e tyre" shpjegoi një nga autorët e kërkimit, Alex Haslam profesor i Psikologjisë Sociale dhe Organizative në Universitetin e Queensland "investimi në aredimet me bimë është i dobishëm në aspektin e cilësisë së jetës dhe produktivitetit të punonjësve".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC