Mirëqenie

pri12021

Ushtrimet fizike që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit

Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC) sapo ka botuar në "European Journal of Preventive Cardiology" një dokument konsensusi, i pari i këtij lloji, që shpjegon se cili është, bazuar në nivelin aktual të presionit të gjakut të një individi, aktiviteti fizik i personalizuar më efikas, për të ulur nivelet e tensionit. "Një në katër atake kardiake shkaktohet nga hipertensioni, një sëmundje nga e cila do të vuajë rreth 60% e popullsisë botërore deri në vitin 2025, sipas vlerësimeve aktuale", thotë Henner Hanssen (Universiteti i Bazelit, Zvicër), nënshkruesi i parë i artikullit, duke shpjeguar se megjithëse është gjerësisht e pranuar që aktiviteti fizik ul presionin e gjakut, rekomandimet e deritanishme janë përqendruar në sasinë javore të aktivitetit fizik, pavarësisht nga nivelet fillestare të presionit të gjakut të individit konkret.

"Anasjelltas, ky dokument konsensusi, në saje të një analize të saktë që shqyrtoi vetëm studimet më cilësore, ka krijuar për herë të parë një udhëzues të hollësishëm se si të reduktohet tensioni i gjakut te njerëzit hipertensivë, por edhe normotensivë", shkruajnë autorët, duke specifikuar se qëllimi i rekomandimeve është kryesisht ulja e rrezikut për infarkt, iktus dhe vdekje për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, duke rritur vitet e jetës së shëndetshme. Si përmbledhje, për njerëzit me presion të gjakut të paktën 140/90 mmHg, metoda më efektive janë ushtrimet aerobike: ecja, vrapi, çiklizmi ose noti. Anasjelltas, në subjektet me vlera normale të presionit të gjakut (130-139/85-89 mmHg), stërvitja e rezistencës është përparësi: ngritja e peshave, squats dhe ushtrimet e shtytjes. Më në fund, ata me presion të gjakut më të ulët se 130/84 mmHg përfitojnë më shumë nga trajnimi izometrik, siç është mbajtja e peshave në një pozicion fiks, për një kohë të caktuar.

Në një koment editorial, Gianfranco Parati dhe Sergio Caravita nga Departamenti i Shkencave Kardiovaskulare, Nervore dhe Metabolike në Institutin Auksologjik të Milanos, pranë Spitalit San Luca, komentojnë: "Nevojiten studime perspektive që përpiqen të përmirësojnë përshkrimin ushtrimit duke marrë në konsideratë mënyrën, sasinë dhe përshtatjen sipas pacientit individual. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të përmirësojmë më tej shëndetin kardiovaskular".

 

Eur J Prev Cardiol 2021. Doi: 10.1093/eurjpc/zwaa141
http://doi.org/10.1093/eurjpc/zwaa141

Eur J Prev Cardiol 2021. Doi: 10.1093/eurjpc/zwab002
http://doi.org/10.1093/eurjpc/zwab002 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC