Shëndetësi

gus222023

Integrimi i vitaminës D redukton komplikacionet kardiovaskulare

Integrimi i vitaminës D mund të zvogëlojë incidencën e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare, edhe pse të dhënat e disponueshme nuk janë statistikisht të rëndësishme. Këtë e tregojnë rezultatet e provës klinike D-Health, të publikuar në "British Medical Journal". Studimi u koordinua nga një ekip i udhëhequr nga Bridie Thompson nga Institutit të Kërkimeve Mjekësore QIMR Berghofer në Herston, Australi, sipas të cilit diferenca absolute për sa i përket rrezikut është e vogël.

Vitamina D ka efekte biologjike që sugjerojnë se kjo substancë mund të ndikojë te sëmundjet kardiovaskulare. Receptori i vitaminës D, në fakt, shprehet në qeliza në të gjithë sistemin vaskular. Për më tepër, shumë prej këtyre qelizave gjithashtu shprehin 1alfa-hidroksilazën dhe për këtë arsye janë në gjendje të konvertojnë 25-hidroksivitamin D në kalcitriol, forma aktive e vitaminës. Kalcitrioli redukton inflamacionin, rregullon sistemin renin-angiotensin-aldosterone dhe pengon përhapjen e qelizave të muskujve të lëmuar të enëve të gjakut.

Për të hedhur dritë mbi lidhjen midis vitaminës D dhe rrezikut kardiovaskular, studiuesit australianë e nisën provën klinike D-Health duke regjistruar të rritur të moshës 60-84 vjeç. Studimi u zhvillua për pesë vjet dhe u kërkoi pjesëmarrësve të merrnin një dozë të vetme të vitaminës D në fillim të çdo muaji. Rezultati primar i studimit ishte ngjarja e parë e madhe kardiovaskulare, përkatësisht infarkti, iktusi dhe rivaskularizimi koronar. 21,302 pjesëmarrës u përfshinë në studim, nga të cilët 10,658 morën vitaminë D dhe pjesa tjetër një placebo.

Edhe pas 5 viteve 79% e pjesëmarrësve vazhduan ti merrnin ende tabletat e tyre të vitaminës D. Më shumë se 80% e pjesëmarrësve raportuan se kishin marrë të paktën 80% të dozave të dhëna. Përqendrimi i serumit të 25(OH)D ishte 77 nmol/L në grupin placebo dhe 115 nmol/L në grupin e vitaminës D. Gjatë ndjekjes, u raportuan 1336 ngjarje kryesore kardiovaskulare, nga të cilat 6% në grupin e vitaminës D dhe 6.6% në grupin e placebo. Shkalla e ngjarjeve kryesore kardiovaskulare ishte më e ulët në grupin e vitaminës D sesa në grupin e placebos, me një raport rreziku prej 0,91 (95% CI, 0,81 - 1,01). Më pas studiuesit analizuan në mënyrë specifike karakteristikat si mosha, gjinia apo indeksi i masës trupore, dhe nuk gjetën dallime në lidhje me rezultatet e marra. Analiza e ngjarjeve kardiovaskulare individuale zbuloi se incidenca kumulative dhe HR-ja e iktusit ishin më të ulëtat në grupin e vitaminës D, me një HR prej 0,81 (95% CI, 0,67 - 0,98).

 

Sabina Mastrangelo

Thompson B. et al., Vitamin D supplementation and major cardiovascular events: D-Health randomised controlled trial. BMJ (2023) - doi: 10.1136/bmj-2023-075230


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC