Shëndetësi

nën212024

Ngërçet muskulare të natës. Përfitimet nga plotësimi i vitaminës K2

Vitamina K2 e administruar në rrugë orale mund të reduktojë ndjeshëm shpeshtësinë dhe ashpërsinë e ngërçeve të këmbëve gjatë natës te të moshuarit, krahasuar me placebon. Këto janë rezultatet e një studimi të botuar në JAMA Internal Medicine nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Jing Tan (The Third People's Hospital, Chengdu, Kinë).

Ngërçet e natës dhe vitamina K2
Ngërçet janë kontraktime të pavullnetshme, të papritura dhe kalimtare të muskujve të strijuar. Edhe nëse në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme, ngërçet shkaktojnë dhimbje të forta që imobilizojnë pjesën e prekur. Ngërçet e këmbëve që ndodhin gjatë natës janë forma më e zakonshme e ngërçeve në gjymtyrët e poshtme dhe pasi nuk kanë një shkaktar të saktë, ato përkufizohen si ngërçe beninje idiopatike. Ngërçet e natës zakonisht shfaqen gjatë pushimit të natës dhe prekin më shumë se 70% të popullsisë, me frekuencë më të madhe te njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.

Vitamina K2 është një vitaminë e tretshme në yndyrë që mbështet shëndetin e kockave dhe atë të zemrës. Kjo vitaminë gjendet në ushqimet shtazore, duke përfshirë mëlçinë dhe djathin.

Objektivi i studimit klinik
Studiuesit vlerësuan rolin e vitaminës K2 në reduktimin e shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së ngërçeve të këmbëve gjatë natës, duke e krahasuar efektin me një placebo. Në studimin klinik shumëqendror me përzgjedhje rastësore, dyfish të verbër, morën pjesë 199 njerëz të mbi 65 vjeç me të cilët kishin përjetuar dy ose më shumë episode të ngërçeve të natës për një periudhë 2 javore. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: 103 persona morën vitaminë K2 180 mg në rrugë orale dhe 96 të tjerët një kapsulë placebo. Trajtimi vazhdoi çdo ditë për 8 javë. Endpointi primar i studimit ishte numri mesatar i ngërçeve gjatë natës në javë në të dy grupet, ndërsa endpointi sekondar ishte kohëzgjatja e ngërçeve të muskujve të matur në minuta dhe ashpërsia e ngërçeve të vlerësuara duke përdorur një shkallë analoge nga 1 në 10.

Efektet e vitaminës K
Në fillim të studimit, numri mesatar i ngërçeve ishte i ngjashëm në të dy grupet. Rezultatet treguan se gjatë periudhës së trajtimit, njerëzit e trajtuar me vitaminë K2 pësuan një reduktim të dukshëm në shpeshtësinë e ngërçeve, me një mesatare prej 0.96, ndërsa individët në grupin e placebos treguan një mesatare prej 3.63. Për më tepër, kohëzgjatja e intensitetit të dhimbjes u ul, si për vitaminën K2 ashtu edhe për placebon, por vitamina K2 pati një reduktim mesatar më të madh në ashpërsinë e ngërçeve. Së fundi, asnjë ngjarje negative nuk është raportuar në mesin e njerëzve të trajtuar me vitaminë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC