Farmaci

nën132024

Një antitrup monoklonal ndez shpresat për trajtimin e migrenës kronike

Migrena kronike është një gjendje dobësuese që karakterizohet nga dhimbjet e kokës që manifestohen për më shumë se 15 ditë në muaj. Shumë pacientë, në përpjekje për të gjetur një lehtësim të menjëhershëm, shpesh përdorin medikamente, të tilla si triptanët, analgjezikët dhe antiinflamatorët josteroidë. Sjellje kjo që çon në një ndërlikim të njohur si Dhimbja e Kokës nga Mbipërdorimi i Barnave (MOH), në të cilën përdorimi i tepërt i medikamenteve përkeqëson një dhimbje koke para-ekzistuese ose shkakton një lloj të ri të dhimbjes së kokës.

Menaxhimi i kësaj gjendje paraqet një sfidë të rëndësishme klinike, pasi pengon efektivitetin e trajtimeve parandaluese dhe ndikon në zhvillimin sëmundjeve shoqëruese psikiatrike, si ankthi dhe depresioni, të cilat kanë pasoja serioze në cilësinë e jetës dhe përdorimin e burimeve të kujdesit shëndetësor. Një studim i kohëve të fundit ka ekzaminuar efektivitetin e erenumabit për trajtimin e pacientëve me migrenë kronike dhe dhimbje koke për shkak të abuzimit me barnat jo-opioide, duke hapur mundësi të reja në menaxhimin terapeutik.

Në studimin klinik me përzgjedhje rastësore të fazës 4, i cili u kontrollua me placebo, morën pjesë 620 individë të regjistruar midis 2019 dhe 2022, në 67 vende në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Australi. 584 nga të cilët morën erenumab (70 mg ose 140 mg) ose placebo, që e administruan një herë në muaj për 24 javë. Në fillim, pacientët raportuan mesatarisht 20.8 ditë dhimbje koke në muaj dhe pasi përdorën medikamentet për dhimbjen akute të kokës ditët e raportuara ishin 18.9 në muaj.

Rezultatet treguan se 69.1% e pacientëve të trajtuar me erenumab 140 mg dhe 60.3% e atyre të trajtuar me të njëjtin bar 70 mg arritën remisionin e dhimbjes së kokës të lidhur me mjekimin brenda gjashtë muajve, krahasuar me 52.6% të pacientëve në grupin e placebos. Për më tepër, pacientët e trajtuar me erenumab treguan një reduktim të ndjeshëm të numrit të ditëve pas përdorimit të barnave për dhimbjen akute të kokës. Në grupin e erenumabit 140 mg, pacientët reduktuan përdorimin akut të barnave me një mesatare prej 9.4 ditësh krahasuar me një reduktim prej 6.6 ditësh në grupin e placebos.

Në fund, remisioni i dhimbjes së kokës të lidhur me medikamentin u mbajt në 49.5% të pacientëve të trajtuar me erenumab 140 mg krahasuar me 37.6% të atyre të trajtuar me placebo. Kjo tregon ky antitrup monoklonal jo vetëm që ofron lehtësim të përkohshëm, por gjithashtu siguron përmirësim afatgjatë. Studimi gjithashtu konfirmoi se ky medikament ka një profil sigurie qetësues. Efektet anësore të raportuara ishin përgjithësisht të lehta ose të moderuara dhe përfshinin kapsllëkun, dhimbjet në vendin e injektimit, dhimbjet e fytit dhe pagjumësinë. Vetëm gjashtë pacientë raportuan ngjarje të padëshiruara serioze, por shkalla e përgjithshme e sigurisë mbeti në përputhje me studimet e mëparshme për migrenën kronike. 

Kufizimet e studimit dhe perspektivat e ardhshme
Pavarësisht rezultateve inkurajuese, studimi ka disa kufizime. Ai nuk u krijua për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e erenumabit jashtë kontekstit të migrenës kronike dhe të gjithë pjesëmarrësit ishin pacientë të cilët abuzonin me medikamentet për dhimbjet akute të kokës, gjë që redukton mundësinë e shtrirjes së rezultateve për format e tjera të dhimbjes së kokës.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, studimi shënon një pikë kthese të rëndësishme. Ai siguroi provat e klasit të parë, sipas Akademisë Amerikane të Neurologjisë, mbi efektivitetin e një trajtimi parandalues për këtë popullatë pacientësh. Rezultatet e marra na erenumabi kanë potencialin për të revolucionarizuar qasjen ndaj menaxhimit të migrenës kronike, duke ofruar një zgjidhje për të ndërprerë ciklin e abuzimit me medikamentet dhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e terapisë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC