nën152024
Omega-3 dhe fibroza pulmonare. Një terapi e mundshme në studim
Një studim i botuar në revistën Chestt ka hedhur dritë mbi lidhjen midis marrjes së acideve yndyrore omega-3 dhe përparimit të fibrozës pulmonare, duke hapur kështu rrugën për trajtime më efektive dhe përmirësime të rëndësishme në menaxhimin e kësaj sëmundje kronike të mushkërive, potencialisht vdekjeprurëse. Fibroza pulmonare është një gjendje e pakthyeshme që i bën mushkëritë të paafta për të shkëmbyer siç duhet oksigjenin dhe dioksidin e karbonit. Ajo mund të shkaktojë gulçim, dobësi, paaftësi për të kryer ushtrime fizike dhe një mori simptomash të tjera dobësuese. Studiuesit ekzaminuan të dhënat e mbledhura anonimisht nga më shumë se 300 pacientë me sëmundje intersticiale pulmonare të mbledhura në regjistrin e Fondacionit të Fibrozës Pulmonare, si dhe informacionet e dhëna vullnetarisht nga pacientët në UVA Health dhe në Universitetin e Çikagos.
Rezultatet e hetimit tregojnë se nivelet më të larta të acideve yndyrore omega-3 në plazmën e gjakut u shoqëruan me aftësi më të mirë për të shkëmbyer dioksidin e karbonit dhe mbijetesë më të gjatë pa pasur nevojë për transplant të mushkërive.
"Nivelet më të larta të acideve yndyrore omega-3 ishin parashikuese për rezultate më të mira klinike në fibrozën pulmonare", tha Kim, njëri nga bashkautorët e studimit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Virxhinias.
Është e rëndësishme të theksohet se këto rezultate, megjithëse premtuese, kërkojnë hetim të mëtejshëm përmes studimeve klinike më të thelluara. Megjithatë, hipoteza se marrja e acideve yndyrore omaga3 në nivele më të larta mund të ofrojë përfitime të rëndësishme në menaxhimin e fibrozës pulmonare dhe gjithashtu mund të hapë rrugën për trajtime të reja të synuara. Këto gjetje janë të rëndësishme jo vetëm për fibrozën pulmonare, por edhe për gjendje të tjera kronike të pulmonare.
"Ne kemi nevojë për kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka acide yndyrore specifike omega-3 që mund të jenë të dobishme dhe, nëse po, cilat janë mekanizmat e tyre themelorë. Ndërhyrjet nutricionale që rrisin marrjen e yndyrave të shëndetshme mund të jenë një burim jetik për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe prognozës së pacientëve që vuajnë nga fibroza pulmonare dhe sëmundje të tjera kronike të mushkërive", përfundojnë autorët.