Ushqyerje

kor152024

Aknet. Përfitimet nga suplementet e omega-3. Ja, rezultatet premtuese të studimit

Disa studime kanë evidentuar se konsumi i acideve yndyrore omega-3, sidomos acidi eikosapentaenoik (EPA) dhe acidi dokosaesaenoik (DHA), redukton inflamacionin. Nëpërmjet një studimi është treguar se individët që vuajnë nga aknet, kanë mungesë të EPA/DHA dhe suplementet, jo vetëm që rritin nivelet tyre, por reduktojnë edhe simptomat e akneve.

Çfarë janë aktet dhe si trajtohen?
Aknet janë një patologji dermatologjike e shpeshtë, sidomos te të rinjtë, kryesisht adoleshentë, por mund të shfaqen edhe në moshë të rritur. Ato karakterizohen nga shfaqja e komedoneve (pikat e zeza dhe të bardha), papulave (ënjtje të vogla të kuqe), pustolave (papula të mbushura me pus) dhe nodujve (ënjtje të mëdha e të ngurta) në lëkurë. Bëhet fjalë për një dermatozë inflamatore që përfshin njësinë pilosabaceous, d.m.th. folikulat e flokëve dhe gjëndrat dhjamore. Lezionet kutane mund të jenë të ndryshme, nga pustolat e vogla, në ciste dhe mikrociste, si dhe mund të shfaqen në shpinë dhe toraks.
Opsionet terapeutike tradicionale përfshijnë barnat lokale dhe ato sistemike. Megjithatë, po zhvillohet një interes i shtuar për qasjet opqë shkojnë përtej këtyre zgjidhjeve konvencionale, duke u përqendruar në faktorët e ekspozimit, si ushqyerja. Acidet yndyrore omega-3, të njohur për veçoritë e tyre antiinflamatore, janë propozuar si preparate premtuese në lehtësimin e ashpërsisë së akneve.

Studimi mbi aknet dhe omega-3: merrni parasysh dietën mesdhetare
Studimi u krye mbi kampionet e 60 pacientëve me akne komedonike (AC), ose akne papulopostuloze (AP). Pjesëmarrësit ndoqën një dietë mesdhetare dhe morën suplementet omega-3 me origjinë algash, për 16 javë. Objektivi ishte rritja e niveleve të EPA/DHA në gjak dhe vëzhgimi i efekteve klinike mbi aknet. Në fillim të studimit, 98.3% e pacientëve shfaqnin mungesë të EPA/DHA. Pas 16 javësh, nivelet mesatare të EPA/DHA u rritën ndjeshëm, duke kaluar nga 4.9% në 8.3%. Gjithashtu, u vërejtën përmirësime objektive, si në lezionet inflamatore të akneve, ashtu edhe në ato jo inflamatore të tyre.

Mekanizmat e përmirësimit të akneve
Sipas studiuesve, acidet yndyrore të omega-3 shfaqën mekanizma të ndryshme që mund të përmirësojnë aknet, si modelimi i prodhimit të sebumit, reduktimi i citokinave inflamatore dhe ndalimi i shumimit të bakterit Cutibacterium acnes. Gjithashtu, omega-3 mund të përmirësojë funksionin e barrierës kutane dhe zotëron veçori antioksidante. Në bazë të studimit, arrihet në përfundimin se shumë pacientë me akne shfaqin mungesë të omega-3 dhe se suplementimi me EPA/DHA, i kombinuar me një dietë mesdhetare, mund ta zbusë ndjeshëm ashpërsinë e akneve. Këto rezultate tregojnë se omega-3 mund të jetë një shtesë e çmuar e trajtimeve tradicionale të akneve, duke ofruar një opsion terapeutik natyral dhe të mirë-toleruar.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC