Ushqyerje

nën202024

Bulmeti dhe ushqimet e fermentuara në shtatzëni. Ndikimi i tyre në zhvillimin cerebral të fëmijëve

Një hulumtim i publikuar së fundi në PLoS ONE ka hedhur dritë mbi lidhjen që ekziston ndërmjet konsumit të ushqimeve të fermentuara gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit neuromotor të fëmijëve në moshën 3 vjeçare.

Studimi, pjesë e Japan Environment and Children's Study (JECS), analizoi të dhënat e më shumë se 60,000 çifteve nënë-fëmijë për 103,060 shtatzëni gjithsej dhe arriti në përfundimin se ekzistojnë disa ushqime të fermentuara të cilat mund të kenë efekte pozitive në zhvillimin infantil.

Studiuesit nxorën në pah rëndësinë që e aderencës ndaj një diete të pasur gjatë shtatzënisë dhe arritën të zbulojnë se konsumimi i ushqimeve të fermentuara jo vetëm që përmirëson shëndetin intestinal të nënës, por gjithashtu mund të ketë efekte të dobishme në zhvillimin e fetusit. Këto gjetje përforcojnë hipotezën se ndjekja e një diete të ekuilibruar dhe të pasur me lëndë ushqyese është thelbësore për mirëqenien e fëmijëve në terma afatgjatë.

Nënat plotësuan një pyetësor në lidhje me shpeshtësinë e konsumimit të ushqimeve të fermentuara  gjatë shtatzënisë. Zhvillimi neuromotor i fëmijëve u vlerësua në moshën 3 vjeçare duke përdorur sistemin Ages and Stages Questionnaires (ASQ-3), i cili mat zhvillimin në pesë fusha: komunikimi, zgjidhja e problemeve, aftësitë motorike të mëdha, aftësitë motorike të vogla dhe aftësitë sociale.

Analiza e të dhënave tregoi se konsumimi i djathit gjatë shtatzënisë uli ndjeshëm rrezikun e vonesave në zhvillimin neuromotor të fëmijëve. Konkretisht, fëmijët e nënave në kuartilin më të lartë të konsumit të djathit kishin rrezik më të ulët për vonesa në aftësitë komunikuese, aftësitë motorike të mëdha, aftësitë motorike të vogla, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë sociale krahasuar me fëmijët e lindur nga nënat që kishin kuartilin më të ulët.

Konsumimi i kosit është lidhet gjithashtu me një rrezik të reduktuar të vonesave në zhvillim, veçanërisht në aftësitë e komunikimit. Pavarësisht kësaj, efektet e dobishme e konsumit të ushqimeve të fermentuara me përmbajtje soje dhe përbërës te tjerë ishin më pak të theksuara se ato të kosit dhe djathit. Për shembull, konsumi i lartë i ushqimeve të fermentuara me përmbajtje soje tregoi vetëm një reduktim modest të rrezikut të vonesave në aftësitë e komunikimit, ndërsa konsumi i ushqimeve të tjera të fermentuara nuk tregoi asnjë korrelacion të rëndësishëm me reduktimet në vonesat në zhvillim.

Këto gjetje sugjerojnë se përfshirja e djathit dhe kosit në dietën e nënës gjatë shtatzënisë mund të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin neuromotor të fëmijëve. Lëndët ushqyese që gjenden në ushqimet e fermentuara, si proteinat, zinku dhe triptofani, mund të mbështesin zhvillimin neuromotor të fëmijëve falë ndërveprimeve midis intestinit dhe trurit.



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC