nën72024
Antibiotikët në shtatzëni shtojnë rrezikun për dermatit seborrheik te fëmijët
Ekspozimi ndaj antibiotikëve gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për dermatitit seborrheik te fëmija, pavarësisht historisë mjekësore të nënës. Dermatiti seborrheik është një sëmundje e zakonshme e lëkurës e cila ngjason me dermatitin atopik, duke qenë se të dyja karakterizohen nga inflamacioni kronik dhe i përsëritur i lëkurës. Në këto përfundime ka arritur një një studim i madh i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. "Ashtu si dermatiti atopik, patofiziologjia e dermatitit seborrheik mendohet se është komplekse dhe përfshin një ndërveprim midis gjenetikës, çrregullimeve të sistemit imunitar si dhe ndryshimeve në përbërjen e lipideve dhe mikrobiomës së lëkurës", shpjegon autorja kryesore e studimit Zelma Chiesa Fuxench.
Studiuesit kanë treguar se ekspozimi ndaj antibiotikëve si gjatë shtatzënisë ashtu edhe në 90 ditët e para të jetës rrit rrezikun për dermatit atopik te fëmijët, rrezik i cili është i lartë edhe nëse nëna nuk ka histori të kësaj sëmundje por është ekspozuar ndaj penicilinës gjatë shtatzënisë.
Në studim morën pjesë 1,023,140 fëmijë të cilët u ndoqën për një mesatare prej 10.2 vjetësh. Ekspozimi i nënës ndaj ndonjë antibiotiku gjatë shtatzënisë u lidh me një rrezik të shtuar për dermatitit seborrheik te fëmijët, me një lidhje më pak të theksuar për dermatitin seborrheik që shfaqet më vonë gjatë fëmijërisë. Në mënyrë të veçantë, ekspozimi ndaj penicilinës në shtatzëni e rriti edhe më shumë rrezikun për dermatit seborreik. Ekspozimi ndaj cefalosporinave e rriti gjithashtu rrezikun, ndërsa për sulfonamidet ky rrezik ishte disi më i ulët.
"Tremestri i shtatzënisë në të cilin nëna ekspozohet ndaj penicilinës nuk duket se ndikon në zhvillimin e dermatitit", shkruajnë autorët. Rreziku është i lartë edhe për ekspozimin ndaj cefalosporinave, ndërsa për sulfonamidet rezultoi të ishte më i ulët. "Ne vumë re se ekspozimi ndaj antibiotikëve në shtatzëni lidhet kryesisht me një rrezik të lartë për shfaqjen e dermatitit seborrheik gjatë fëmijërisë, pavarësisht nga historia klinike e nënës, lidhje e cila nuk duket të jetë njelloj e fortë për dermatitin seborreik që fillon të zhvillohet që në fëmijërinë e hershme", përfundojnë studiuesit.