Shëndetësi

tet82024

Diabeti. Ndërhyrja e farmacistit përmirëson gliceminë dhe aderimin në trajtim

Bashkëpunimi midis mjekut dhe farmacistit përmirëson aftësinë për të përshkruar terapi të reja antidiabetike. Ndërhyrja e farmacistit ka treguar se ka një ndikim pozitiv në menaxhimin e diabetit të tipit 2, në përmirësimin e kontrollit të glicemisë si dhe në aderimin terapeutik. Në këto përfundime ka arritur një studim i drejtuar nga Emily Nuttall nga departamenti i Farmacisë së Baylor Scott & White Health në SHBA, rezultatet e të cilit u publikuan në Proceedings of the Baylor University Medical Center.

Sipas autorëve, bashkëpunimi mes mjekëve dhe farmacistëve përmirëson aftësinë për të përshkruar terapi të reja antidiabetike, në të cilat roli i farmacistit në edukimin e pacientit është thelbësor. Studimet e mëparshme kishin nxjerrë në pah kontributin që mund të japë farmacisti në reduktimin e niveleve të hemoglobinës së glikuar te pacientët me diabet të tipit 2, prandaj, ekipi hartoi një program në të cilin u përfshinë njerëz me HbA1c më të ulët se 8.5% dhe pacientë me diabet tip 2 të kontrolluar keq.

Rezultatet primare treguan ndryshimet e HbA1c nga niveli fillestar në ndjekjen 2-5 mujore, ndërsa ato sekondare rëndësinë e përdorimit të terapive mbështetëse, duke përfshirë statinat, frenuesit ACE dhe bllokuesit e receptorit të angiotenzinës (ACE/ARB) si dhe shfaqjen e ngjarjeve të lidhura me glukozën në gjak.

Në periudhën shtator 2023-mars 2024, studiuesit përfshinë në studim 28 pacientë, nga të cilët 11 ranë dakord të ndërveprojnë me farmacistin, ndërsa 17 vazhduan të ndiqnin rekomandimet sipas praktikës standarde. Midis të gjithë pacientëve të përfshirë, pothuajse 68% prej tyre merrnin insulinë në fillim të studimit dhe 21% merrnin agjentë më të rinj antidiabetikë, duke përfshirë agonistët e receptorit të peptidit-1 (GLP-1), tirzepatidin dhe frenuesit natrium-glukozë (SGLT-2).

Analiza tregoi se ndryshimi mesatar i HbA1c nga fillimi në 2-5 muaj ishte -2,7%, për ata që ndoqën rekomandimet e farmacistit dhe -0,6%, për ata që ndoqën qasjen standarde. Për më tepër, midis subjekteve në studim, nuk kishte as pranime në urgjencë apo shtrime në spital në lidhje me diabetin e tipit 2.


Burimi
Proc (Bayl Univ Med Cent) (2024); doi: 10.1080/08998280.2024.2379195


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC