Ushqyerje

tet102024

Aknet. Konfirmohet efektiviteti i acideve yndyrore omega-3

Një studim i botuar në Journal of Cosmetic Dermatology ka hulumtuar mbi potencialin që kanë acidet yndyrore omega-3 në trajtimin e akneve vulgaris. Ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Anne Guertler (Spitali Universitar LMU në Mynih) ka mundur të zbulojë se integrimi i acidit eikosapentaenoik (EPA) dhe acidit dokosaesaenoik (DHA) mund të përmirësojnë ndjeshëm ashpërsinë e akneve.

Ky hulumtimi është i një rëndësie të veçantë pasi ka arritur të zbulojë se shumë pacientë me akne kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3. "Studimi ynë tregon se suplementimi me EPA dhe DHA në sasitë e duhura mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme klinike", thotë Guertleri.

Studimi prospektiv përfshiu 60 pacientë me akne komedonike (AC) ose akne papulopostuloze (AP), të cilët u ndoqën për 16 javë. Pjesëmarrësit u këshilluan të ndiqnin një dietë mesdhetare dhe ta plotësonin atë me acide yndyrore omega-3 me origjine algash (600 mg DHA dhe 300 mg EPA për tetë javët e para dhe më pas 800 mg DHA dhe 400 mg EPA deri në përfundim të studimit). Përqendrimet në gjak të EPA dhe DHA u monitoruan përmes një testi që shërben për matjen e përqindjes së këtyre acideve yndyrore në eritrocite.

Në fillim të studimit, 98.3% e pacientëve kishin mungesë të EPA/DHA. Pas 16 javësh, niveli mesatar i acideve yndyrore omega-3 u rrit nga 4.9% në 8.3%, me përmirësime të konsiderueshme në lezionet inflamatore dhe jo-inflamatore të akneve. Në përfundim të studimit pacientët me akne komedonike treguan nivele më të larta të omega-3 sesa ata me akne papulopostuloze.

Një tjetër rezultat i dukshëm ishte ulja e konsumit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që ndikoi drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve. Pajtueshmëria me dietën dhe suplementet ishte e mirë dhe nuk u raportua asnjë ngjarje negative.

"Shumë pacientë që vuajnë nga aknet kanë mungesë të EPA dhe DHA, dhe arritja e niveleve të synuara të këtyre acideve yndyrore mund të përmirësojë ndjeshëm ashpërsinë e tyre", përfundoi Guertleri.


J Cosmet Dermatol. 2024. Doi: 10.1111/jocd.16434
http://doi.org/10.1111/jocd.16434


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC