Mirëqenie

jan142015

Trajtim intensiv për diabetin e tipit 1, rezultatet në revistën "JAMA"

Sipas një studimi të publikuar në të përjavshmen e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA), trajtimi fillestar intensiv për diabetin e tipit 1 përkon me një reduktim modest të të gjitha shkaqeve të vdekshmërisë te pacientët e prekur në krahasim me terapinë konvencionale. Studiuesit e DCCT / EDIC Research Group kryen një follow-up afatgjatë mbi 1.441 pacientë me diabet të tipit 1, të moshës 13-39 vjeç.
711 prej tyre iu caktua një trajtim intensiv që synonte të arrinte një kontroll të gliceminë sa më afër kategorisë së jo diabetikëve, ndërsa pjesa tjetër prej  730 vetash u trajtuan me terapi konvencionale me qëllim shmangien e hipoglicemisë simptomatike dhe hiperglicemisë.
Në fund të vlerësimit të parë pas 6 vjet e gjysmë, të gjithë pjesëmarrësve iu rekomandua t'i nënshtrohen një trajtimi intensiv.  Dy grupet u ndoqën më pas për një mesatare prej 27 vjetësh. Gjatë studimit pati 107 vdekje, 64 në grupin me trajtim konvencional dhe 43 në grupin me trajtim intensiv. Rreziku i vdekshmërisë së përgjithshme në grupin me trajtim intensiv rezultoi më i ulët se në grupin me trajtim konvencional edhe pse reduktimi i rrezikut absolut ishte i kufizuar.
Shkaqet më të shpeshta të vdekjeve ishin episodet kardiovaskulare (në 22%), kanceri (20%), komplikimet akute të diabetit (18%) dhe aksidentet ose vetëvrasjet (17%).
Trajtimi intensiv i diabetit u kthye në standardin e rekomanduar nga momenti që studimi tregoi se ka reduktuar sëmundjet e veshkave dhe ato kardiovaskulare, shkaqet kryesore të vdekshmërisë së parakohshme. Megjithatë nuk është përcaktuar nëse vdekshmëria në diabetin e tipit 1 është ndikuar nga trajtimi  intensiv glicemik. Përfundimi i sigurt në të cilin dolën autorët e studimit ishte se "zbatimi i një trajtimi intensiv prej 6 vjetësh e gjysmë në diabetin e tipit 1 nuk shkakton një rritje të riskut të vdekshmërisë së përgjithshme"./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC