Mirëqenie

shk112015

Çorapet elastike ju ndihmojnë të gërhisni më pak 

Nata është një makth për këdo që fle pranë dikujt, i cili gërhet pa pushim. Një studim i Universitetit të Torontos, botuar në revistën "Sleep medicine", tregon se çorapet elastike, të njëjta me ato që vishen për të parandaluar formimin e koagulave të gjakut duke reduktuar sasinë e lëngjeve që akumulohen në këmbë gjatë ditës, ju ndihmojnë që të gërhisni më pak.
Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se natën, kur jemi të shtrirë, ky lëng zhvendoset deri në zonën e qafës. Kjo ndodh qoftë për shkak të forcës së gravitetit, por edhe për shkak të dhjamit të tepërt dhe mund të çojë në apne obstruktive të gjumit, një çrregullim i lidhur ngushtë me gërhitjen. Përdorimi i çorapeve shtyp këmbën për të mbajtur gjakun në lëvizje dhe të për ndaluar akumulimin e lëngjeve. 
Për të arritur në këto përfundime, studiuesit rekrutuan 50 meshkuj me apne gjumi. Gjysma e tyre veshi çorape elastike çdo ditë për dy javë, të cilat i hiqnin kur shtriheshin në shtrat, ndërsa gjysma tjetër kishte veshur çorape normale. Natën, secili subjekt është monitoruar. Rezultatet treguan se ata që kishin veshur çorape elastike, kishin pasur më pak grumbullim lëngjesh në qafë dhe një reduktim në numrin e herëve kur gjumi ishte ndërprerë (shqetësim tipik i atyre që vuajnë nga apnea e gjumit), nga një mesatare prej më shumë se 30 herë në orë, në rreth 15 herë. Ndërsa nuk ka pasur asnjë ndryshim në meshkujt që kishin veshur çorape normale. Ata vazhduan të gërhisnin normalisht./Dica33

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC