Farmaci

pri222024

Obeziteti dhe apneja e gjumit. Tirzepatide, në trajtimin e kombinuar

Një shoqëri farmaceutike amerikane, ka publikuar rezultate premtuese për tirzepatide, tashmë i testuar edhe për trajtimin e apnesë obstruktive të gjumit. Të dhënat u grumbulluan nga dy studime në faza të avancuara dhe demonstruan një reduktim të dukshëm të episodeve të frymëmarrjeve të parregullta, të cilat janë tipike për këtë çrregullim gjumi. Specifikisht, bari e ka reduktuar deri në 63% shpeshtësinë e këtyre episodeve, në të dyja studimet.

Pra, ky bar sjell përfitime të mundshme, që shkojnë përtej trajtimit të diabetit dhe humbjes së peshës. Këto rezultate janë pjesë e evidencave klinike në rritje, të cilat mbështesin efikasitetin e barnave GLP-1, kategori në të cilën bën pjesë edhe trajtimi i zhvilluar nga Novo Nordisk, i miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për reduktimin e rrezikut për iktus dhe atakë në zemër te të rriturit mbipeshë, apo obezë pa diabet. Në një prej këtyre studimeve, pacientët e trajtuar me tirzepatide, kanë shfaqur 55% reduktim të shpeshtësisë së episodeve të frymëmarrjes së parregullt. Në studimin e dytë, i cili e kombinonte këtë bar me terapinë "Continuous Positive Airway Pressure", pacientët kanë përjetuar 62.8% reduktim të këtyre episodeve.

Apneja obstruktive e gjumit, e karakterizuar nga ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjumit, prek afro një miliardë vetë në të gjithë botën. Deri më sot, nuk ka barna të miratuara për trajtimin e drejtpërdrejtë të kësaj sëmundjeje, edhe pse përdorimi i pajisjeve CPAP është i përhapur. Falë këtyre të dhënave, tirzepatide mund të miratohet për trajtimin e apnesë së gjumit, të shoqëruar me obezitet, brenda vitit 2025.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC