Fitoterapi

kor232024

Dismenorreja parësore. Efikasiteti i kanellës, finokut dhe xhenxhefilit

Dismenorreja parësore, ose menstruazionet e dhimbshme në mungesë të patologjisë pelvike, është një çrregullim menstrual shumë i shpeshtë te femrat në moshë fertile dhe karakterizohet nga ngërçe dhe spazma kolike të dhimbshme në pjesën e poshtme të abdomenit, të cilat ndikojnë në aktivitetin e përditshëm. Prevalenca e dismenorresë parësore ndryshon gjerësisht te femrat në moshë riprodhuese, nga 16% në 91% dhe nga 2%-29% shfaqet klinikisht si e rëndë. Gjatë adoleshencës, prevalenca e dismenorresë është relativisht shumë e lartë, duke arritur afro 75%.

Barnat antiinflamatore jo steroide: norma e mossuksesit
Aktualisht, barnat antiinflamatore jo steroide përdoren kryesisht për trajtimin e kësaj simptomatologjie të dhimbshme, por norma e mossuksesit mund të arrijë nga 20%-25% duke përjashtuar efektet anësore si dhimbja e kokës, çrregullimet gastrointestinale dhe pagjumësia, aq sa në vitet e fundit fitoterapia është përdorur gjithnjë e më shumë. Në mjekësinë tradicionale kineze, dismenorreja rezulton nga kontakti me të fohtin e lagësht, prandaj, parimet terapeutike të dismenorresë përqendrohen në ngrohjen e meridianeve, në shpërndarjen e të ftohtit dhe largimin e lagështirës. Produktet natyrale të përdorura gjerësisht, janë ato me veçori ngrohëse, të cilat largojnë të ftohtin dhe heqin lagështinë, si: kanella (Cinnamomum zeylanicum), finoku (Foeniculum vulgare) dhe xhenxhefili (Zingiber officinale).

Evidencat që mbështesin efikasitetin e kanellës, finokut dhe xhenxhefilit
Deri më sot, nuk është kryer asnjë përpjekje për futjen e evidencave të disponueshme që mbështesin efikasitetin e këtyre tre barnave në trajtimin e dismenorresë parësore. Në këtë analizë, autorët verifikuan sistematikisht evidencat aktuale në mbështetje të efikasitetit të produkteve me përmbajtje të këtyre përbërjeve (kanellë/finok/xhenxhefil) për trajtimin e dismenorresë parësore. U përzgjodhën nëntë studime me 647 pacientë. Krahasuar me rezultatet e grupit të kontrollit, intensiteti i dhimbjes u reduktua ndjeshëm në grupin e trajtimit me finok kundër placebos. Kohëzgjatja e dhimbjes ishte relativisht më e shkurtër në grupin e studimit (kanellë kundër placebos). Pra, nga kjo analizë rezulton se në dismenorrenë parësore, kanella/finoku/xhenxhefili e reduktuan ndjeshëm intensitetin e dhimbjes dhe sidomos kanella, shkurtoi kohëzgjatjen e dhimbjes. Megjithatë, autorët u shprehën se nevojiten studime të mëtejshme për konfirmimin e këtyre rezultateve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC