Mirëqenie

kor262024

Barnat kundër obezitetit. Analizimi i tre klasave terapeutike. Stili i jetës, thelbësor për humbjen në peshë

Përdorimi i barnave kundër obezitetit, në kombinim me ndryshimet në stilin e jetës, mund të sjellë humbje të konsiderueshme në peshë dhe përmirësime të rezultateve kryesore të shëndetit, si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe dislipidemia. Pika kryesore e efikasitetit dhe sigurisë së barnave kundër obezitetit është roli i zakoneve ushqimore dhe të jetës, sipas një analize të publikuar në JAMA.

Barnat e analizuara u përzgjodhën në bazë të mekanizmit të tyre të veprimit dhe u ndanë në tre kategori:
• Barna gastrointestinale
• Barna me veprim qendror
• Barna të bazuara në hormonet e nxitura nga ushqyesi

Medikamenti i vetëm i miratuar në kategorinë e parë është orlistat, i cili vepron duke bllokuar përthithjen e yndyrave në traktin gastrointestinal. Pavarësisht efikasitetit të tij modest, me një reduktim të peshës trupore me 3.1% krahasuar me placebon, orlistat ndikon pozitivisht edhe nga ana kardiometabolike, përfshirë edhe reduktimin e perimetrit të belit dhe të niveleve të kolesterolit LDL. Megjithatë, efektet anësore gastrointestinale, si shkarkimet vajore në feçe dhe urgjenca fekale, janë të shpeshta dhe mund të kufizojnë aderencën ndaj trajtimit.

Barnat me veprim qendror- ndër të cilat fentermina, fenterminë-topiramati dhe naltreksion-bupropioni- veprojnë duke rregulluar oreksin në nivelin e trurit. Fenterminë-topiramati ka shfaqur efikasitet të madh, me humbje peshe në 8%, krahasuar me placebon. Megjithatë, përdorimi afatgjatë i fenterminës nuk është i autorizuar dhe nevojiten studime të mëtejshme për vlerësimin e sigurisë së saj kardiovaskulare.

Kategoria e barnave të bazuara në hormone të nxitura nga ushqyes përfshin liraglutidin, semaglutidin dhe trizepatidin, të cilët imitojnë veprimin e hormoneve enteropankreatike, duke rregulluar oreksin dhe duke përmirësuar parametra të ndryshëm kardiometabolikë. Semaglutidi dhe trizepatidi kanë shfaqur një efikasitet të madh në reduktimin e peshës trupore, me humbje peshe respektivisht në 11.4% dhe 12.4%, krahasuar me placebon. Efektet anësore më të shpeshta përfshijnë të përzierat, diarrenë, konstipacionin, që priren të konstatohen gjatë fazës së përshkallëzimit të dozës.

"Barnat kundër obezitetit janë efikase në mbështetjen e humbjes së peshës dhe në përmirësimin e rezultateve shëndetësore të pacientëve me obezitet, kur përdoren në kombinim me ndërhyrjet në stilin e jetës", përfundojnë autorët.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC