Mirëqenie

kor132015

Infeksionet mykotike në lëkurë dhe thonj: antimykotikë OTC dhe këshilla për t'i shmangur

Barna antimykotike vetë-mjekuese, këshilla të thjeshta për higjienën personale dhe vëmendje ndaj sinjaleve të para të alarmit, janë këto pikat kyçe që duhet të keni parasysh për të parandaluar dhe kuruar mykozat, të cilat gjatë verës prekin më shpesh lëkurën dhe thonjtë.
 "Myku i lëkurës mund të shfaqet edhe në përbërës të tjerë të saj, si thonjtë dhe qimet, - shpjegon Marco Fumagalli, kirurg specialist në dermatologji, - një sinjal i parë për ta njohur është skuqja e lokalizuar, me një deskuamim të lehtë sidomos në pjesët ku lëkura paloset, apo mes gishtave të këmbëve. Në disa raste, dëmtimet janë të 'lagështa' dhe shoqërohen me kruarje. Myku është më i thellë në ato zona ku temperatura dhe lagështia favorizojnë përhapjen e tij".
Barnat në dispozicion si OTC-të janë antimykotikë për përdorim topik, pra për t'u aplikuar drejtpërdrejt në zonat ku është zhvilluar infeksioni, por sugjerohen edhe në rast mykozash në thonj. Këto nuk duhen lyer me zmalt me ngjyrë sidomos nëse është afatgjatë, sepse infeksioni mund të shtrihet në mënyrë të pakontrolluar. Në aspektin e higjienës personale kryesisht në periudhën e  verës, këshillohet që në pishinë dhe plazhe të përdoren gjithmonë pantofla, peshqirët e banjës duhet të jenë personalë për të reduktuar hyrjen në kontakt me mikroorganizmat e dëmshme për lëkurën, dhe lëkura duhet tharë mirë pas dushit edhe kur bën shumë vapë, sepse kur epiderma mbetet e lagësht, funget  e pranishme mund të rriten dhe riprodhohen me lehtësi të madhe.   

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC