Mirëqenie

gus32015

Si ndikojnë zhurmat në zemër

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave të trafikut mund të shtojë riskun për sëmundje kardiovaskulare. Kërkuesit britanikë kanë përdorur të dhënat për zhurmat e trafikut dhe shtrimet në spital për sëmundjet kardiovaskulare në Londër nga viti 2003 deri në 2010-ën, duke analizuar të gjitha shkaqet dhe vdekjet kardiovaskulare për secilën lagje me nivele të ndryshme zhurme. Gjatë kësaj periudhe ka pasur 400.494 shtrime në spital për shkaqe kardiovaskulare.
Krahasuar me nivelin mesatar të zhurmës nën 55 decibels, nivelet mbi 60 decibel asociohen me një numër më të madh shtrimesh për infarkt. Numri është 5% më i lartë mes njerëzve të moshës 25 - 74 vjeç dhe rreth 9% mes atyre që ishin mbi 75 vjeç. Ndërsa të gjitha shkaqet e vdekshmërisë ishin 4% më të larta për njerëzit që jetonin në lagje të zhurmshme. Studimi i publikuar fundjavën e kaluar në "The European Heart Journal" bazohej në parametrat e moshës, seksit, kushteve socio-ekonomike, etnisë, duhanpirjes dhe ndotjes së ajrit.  
60 decibel nuk është një nivel veçanërisht i lartë dhe është shumë më i qetë se në një lagje urbane dhe vende të mbyllura të frekuentuara, si restorantet, palestrat, teatrot dhe fushat sportive. Por, studiuesit  sugjerojnë se efekti i përgjithshëm i zhurmave konstante përgjatë viteve mund të jetë domethënës. 
Drejtuesja e studimit, Jaana I. Halonen nga "the London School of Hygiene and Tropical Medicine", shprehet se rritja e riskut ishte e vogël krahasuar me faktorët konvencionalë si inaktiviteti fizik dhe hipertensioni. "Kjo është një rritje me 4%. Duhanpirja mund ta dyfishojë riskun. Megjithatë, - shton ajo, - kjo është një provë epidemiologjike paraprake e lidhjes mes zhurmës së trafikut, sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC