Mirëqenie

tet52015

Kërcënimi kryesor për shëndetin e të moshuarve janë efektet anësore të barnave

tags: BARNA, TERAPI
Nga një studim neozelandez i sapo publikuar në "Annals of Family Medicine" nënvizohet fakti se në kujdesin parësor, kërcënimi më i madh për sigurinë e pacientëve të moshuar është risku që lidhet me vetë trajtimin dhe jo për faj të mjekut.
«Përmirësimi i sigurisë së barnave te të moshuarit është ndër sfidat më të mëdha të sistemeve moderne  shëndetësore", pohon autorja e artikullit Ann Wallis nga Departamenti i praktikës së përgjithshme në Universitetin e Aucklandit, e cila shpjegon se efektet anësore te barnave në këtë kategori pacientësh çojnë në një numër të lartë shtrimesh në spital (që janë të shmangshme) dhe kanë një kosto të lartë shëndetësore.
"Vulnerabiliteti i veçantë i personave të moshuar e bën edhe më urgjente përballimin në mënyrë efikase të problemit që lidhet me sigurinë e pacientëve. Pavarësisht kësaj, jo shumë nga ata asistohen në kontekstin e kurave primare e po ashtu dihet relativisht pak rreth sigurisë së ambulatorit", shkruajnë studiuesit. Studimi u fokalizua në subjektet me moshë mbi 65 vjeç të trajtuar në kujdesin parësor apo në ambulatorët e mjekëve të familjes, në qendrat e rehabilitimit, klinikat dentare  dhe në shtëpitë e të moshuarve. 
Dhe rezultatet tregojnë se kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së të moshuarve nuk janë gabimet e mjekëve, por efektet anësore të barnave me antibiotikët në krye. "Në veçanti zbuluam se 34% e dëmtimeve të sinjalizuara dhe 91% e atyre nga barnat është shkaktuar nga reaksionet alergjike dhe idiosinkretike në mungesë të fajit mjekësor" pohon Wallis.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC